LAJMI I FUNDIT:

Paketa e re e armëve prej 175 milionë dollarësh për Ukrainën, Blinken: Një nga të fundit që aktualisht mund të sigurojmë

Paketa e re e armëve prej 175 milionë dollarësh për Ukrainën, Blinken: Një nga të fundit që aktualisht mund të sigurojmë

Gjersa presidenti amerikan, Joe Biden po fliste në Shtëpinë e Bardhë, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se do të sigurojë një paketë të re armësh dhe pajisjesh prej 175 milionë dollarësh (162 milionë euro) për Ukrainën.

Kjo vjen nën tërheqjet e udhëzuara më parë dhe është e ndarë nga financimi shtesë për Ukrainën, të cilën udhëheqësi amerikan po kërkon ta miratojë Kongresi amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se paketa e fundit e armëve do të jetë “një nga të fundit” që Uashingtoni mund t’i japë Ukrainës.


Biden kritikon republikanët për ndërprerjen e ndihmave për Ukrainën: Po i jepni dhuratën më të bukur Putinit
Lexo po ashtu Biden kritikon republikanët për ndërprerjen e ndihmave për Ukrainën: Po i jepni dhuratën më të bukur Putinit

Ai i bëri jehonë thirrjes së Bidenit që Kongresi amerikan të miratojë kërkesën urgjente të financimit të luftës në Ukrainë, raporton skynews.

Ndërkohë, Biden i ka kërkuar Kongresit amerikan të votojë buxhetin shtesë për financimin e luftës së Ukrainës para se të fillojnë pushimet e fundvitit.

Lideri amerikan thotë se udhëheqësit e Kongresit janë “të gatshëm t’i japin Putinit dhuratën më të madhe për të cilën mund të shpresonte ai dhe të braktisin udhëheqjen tonë globale”.

Ndryshe, disa ligjvënës republikanë janë kundër votimit të një buxheti të ri që do ta ndihmonte Ukrainën në luftën kundër Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori