LAJMI I FUNDIT:

Lakers dhe Milwaukee Bucks kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së NBA

Lakers dhe Milwaukee Bucks kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së NBA

Los Angeles Lakers mposhti Phoenix Suns me rezultat 106:103 për të kaluar në gjysmëfinalen e NBA In-Season Tournament – Play Offs apo siç njihet ndryshe si Kupa në NBA.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante ku në fund ishin Lakers që falë përvojës e fituan.


LeBron James ka qenë fantastik në këtë duel me 31 pikë, tetë kërcime e 11 asistime, derisa Anthony Davis ishte i jashtëzakonshëm me 27 pikë e 15 kërcime.

Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Austin Reaves me 20 pikë, ku realizoi një treshe vendimtare 15 sekonda para fundit të ndeshjes.

Kevin Durant me 31 pikë ishte më efikasi te skuadra mysafire, por që nuk mjaftuan për fitore.

Mbrëmë u luajt një tjetër ndeshje e çerekfinales së turneut “in-sezon”, në të cilën Milwaukee mundi New Yorkun me rezultat 146:122 falë 35 pikëve, 8 kërcimeve dhe 10 asistimeve të Giannis Antetokounmpo.

Kësisoj në gjysmëfinale Los Angeles Lakers përballet me New Orleans Pelicans, derisa në Lindje, Milwaukee Bucks ndeshet me Indiana Pacers. /Telegrafi/