LAJMI I FUNDIT:

Roboti gjigant humanoid në rolin e boksierit, bën lëvizje të ngjashme me ato të profesionistëve të këtij sporti

Roboti gjigant humanoid në rolin e boksierit, bën lëvizje të ngjashme me ato të profesionistëve të këtij sporti

Nga roboti katërkëmbësh në rolin e portierit e deri te ai i Google AI që është kampion në ping-pong, një sërë robotësh tashmë kanë “kapluar” botën me një shpejtësi të madhe.

Tani duket se janë duke planifikuar të prodhojnë të tillë që do të jenë boksier profesionistë, transmeton Telegrafi.


Një video tregon sesi një robot gjigant humanoid bokson me një njeri – duke bërë disa lëvizje mbresëlënëse sikurse edhe grushtet që i mbante sikur të ishte një profesionist.

Këto pamje kanë ngritur shqetësim te shumë përdorues të rrjeteve sociale, ku njëri prej tyre thotë se duhet “pritur derisa zotëri roboti të ketë edhe mendjen dhe të reagojë krye në vete – duke e goditur vërtetë kundërshtarin”.

Bëhet fjalë për Nadia product i grupit hulumtues IHMC Robotics. Këtë emër “Nadia” robot e mori nga gjimnastja e famshme.

I dizajnuar për të qenë fleksibil, roboti mund të bëjë 29 lëvizje të ndryshme e këtë e dëshmon më së miri në videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/