LAJMI I FUNDIT:

Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier

Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier

Një superkompjuter ka parashikuar se si do të përfundojë sezoni në Ligën Premier dhe kjo nuk duket aspak mirë për tifozët e Manchester Unitedit.

Superkompjuteri i quajtur BETSiE ka simuluar sezonin në elitën e futbollit anglez 100 mijë herë për të ardhur deri tek ky rezultat.

Ai mori parasysh rezultatet e të gjitha ndeshjeve në të gjitha garat, rezultatet e parasezonit dhe të sezonit aktual.


Arsenali pritet të përfundojë përsëri në pozitën e dytë, ndërsa Liverpooli do të rikthehet në pozitën e tretë duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Hidhet shorti për 1/32 e Kupës FA: Arsenal - Liverpool ndeshja kryesore 
Lexo po ashtu Hidhet shorti për 1/32 e Kupës FA: Arsenal - Liverpool ndeshja kryesore 

Top katërshen do ta përmbyllë ekipi i Newcastle, njësoj sikur edicionin që lamë pas.

Por, superkompjuteri ka parashikuar se United do të mbetet pa futboll evropian dhe do të regjistrojnë pozitën më të keqe në histori, duke u pozicionuar në vendin e dhjetë.

Para se gjithash, këto rezultate u morën pas humbjes së United me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Newcastles.

Sa i përket Chelseat, superkompjuteri ka garantuar pozitën e gjashtë për ta, mbi rivalin e qytetit Tottenhamin, por një vend më poshtë se Aston Villa që renditet e pesta.

Arteta pranon të “sakrifikojë” një futbollist, për të nënshkruar me një tjetër
Lexo po ashtu Arteta pranon të “sakrifikojë” një futbollist, për të nënshkruar me një tjetër

Ekipet që do të përballen me rënie nga kategoria janë Burnley, Luton dhe Sheffield United, gjithmonë sipas algoritmeve të BETSiE.

Evertoni janë dënuar me heqje të dhjetë pikëve për shkak të thyerjes së rregullave financiare dhe momentalisht gjenden në zonën e rënies.

Por me vetëm një humbje në pesë ndeshje, të gjitha shenjat tregojnë se ata do të jenë në gjendje ta anashkalojnë rënien nga Liga Premier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori