Mesatarisht një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Gaza, tha një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke e quajtur situatën “ora më e errët e njerëzimit”.
“Ne po flasim, për pothuajse rreth 16,000 njerëz të vrarë, më shumë se 60% (janë) gra dhe fëmijë dhe më shumë se 42,000 njerëz të plagosur”, ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze, në një konferencë shtypi të OKB-së në Gjenevë të martën.
Peeperkorn shtoi: “Mesatarisht një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Gaza. Unë mendoj se në këtë kuptim ne jemi afër orës më të errët të njerëzimit”.
“Ne kemi nevojë për një armëpushim të qëndrueshëm”, kërkoi ai.
Gaza, tha ai, shkoi nga 3,500 shtretër spitalor në “ndoshta shumë më pak” se 1,500 tani dhe theksoi se enklava e rrethuar nuk mund të përballojë asnjë humbje tjetër të shtretërve spitalorë pasi nevojat shëndetësore po rriten.
Ndryshe, Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në Gaza të premten pas përfundimit të një pauze humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas.
Gati 15,900 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42,000 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.
Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit ishte 1200. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251