LAJMI I FUNDIT:

Në Rusi, disa gra kërkojnë kthimin e burrave të tyre nga fronti i luftës në Ukrainë

Në Rusi, disa gra kërkojnë kthimin e burrave të tyre nga fronti i luftës në Ukrainë

Maria Andreeva, bashkëshorti i së cilës ka më shumë se një vit që lufton në Ukrainë, po bën gjithashtu një betejë në Moskë: për ta kthyer atë në shtëpi.

Dhe ajo nuk është vetëm.

Një lëvizje në rritje e grave ruse po kërkon kthimin nga fronti i burrave, djemve dhe vëllezërve të tyre që u mobilizuan pas një dekreti të presidentit Vladimir Putin në shtator të vitit të kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Që kur burri i Andreeva-s u mobilizua vitin e kaluar dhe u nis për në Ukrainë, ai është kthyer vetëm për dy pushime të shkurtra për të parë gruan dhe vajzën e tij të vogël.

Gruaja e tij thotë se kjo është e pamjaftueshme për një ushtar që lufton në një konflikt.

Imazhe satelitore që tregojnë se ushtria izraelite ka 'filluar operacionet tokësore' në Gazën jugore
Lexo po ashtu Imazhe satelitore që tregojnë se ushtria izraelite ka 'filluar operacionet tokësore' në Gazën jugore

“Ne duam që burrat tanë të çmobilizohen në mënyrë që ata të kthehen në shtëpi sepse mendojmë se për më shumë se një vit ata kanë bërë gjithçka që mund të kishin bërë – ose edhe më shumë”, ka thënë Andreeva, 34 vjeçe, për Reuters në një intervistë në Moskë.

“Për mua, nuk është vetëm një luftë për të siguruar që vajza ime të ketë një baba, por është gjithashtu një luftë për martesën time”.

Trajtimi i lëvizjes është një çështje delikate për Kremlinin.

Moska, e cila dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, në luftërat e mëparshme “ka toleruar” numër më të madh të vdekjeve sesa do të ishte “politikisht e pranueshme” në vendet perëndimore.

Por lëvizja në rritje e grave ruse nënvizon kompleksitetin dhe pabarazinë e mbajtjes së kaq shumë burrave në luftë për kaq gjatë, ndërsa shumë të tjerë në moshë luftarake mbeten në shtëpi.

Grupet e nënave të ushtarëve rusë bënë fushatë për kushte më të mira për djemtë e tyre që shërbenin në forcat e armatosura ndërsa Bashkimi Sovjetik u shpërbë, dhe më vonë për kthimin e tyre nga luftërat në rajonin e Çeçenisë.

Sipas shkrimit në fjalë, është shumë herët për të vlerësuar madhësinë ose ndikimin e lëvizjes së grave ruse në një shoqëri për të cilën autoritetet thonë se është e bashkuar pas përpjekjeve të luftës.

E pyetur për rreziqet e të folurit të hapur në Rusinë e kohës së luftës, Andreeva tha: “Unë dua që ju të kuptoni: nuk është më e frikshme, sepse thjesht nuk është e mundur të durosh më gjithë këtë. Është thjesht e tepërt”.

Izraeli u kërkon palestinezëve të evakuohen, por a është ndonjë vend i sigurt në Gaza?
Lexo po ashtu Izraeli u kërkon palestinezëve të evakuohen, por a është ndonjë vend i sigurt në Gaza?

Ajo kërkoi që burri i saj të mos identifikohej.

Ndryshe, kur Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të 300,000 rezervistëve në shtator të vitit 2022, qindra mijëra të rinj nxituan të largoheshin nga Rusia.

Miliona nuk u larguan dhe disa prej tyre u thirrën për të luftuar.

Që atëherë, Rusia ka rekrutuar qindra mijëra ushtarë me kontratë në provinca, duke i joshur me paga të larta.

Rusia deri më tani ka rekrutuar 452,000 ushtarë me kontratë këtë vit, duke nënvizuar avantazhin numerik që Rusia ka ndaj Ukrainës, sipas Dmitry Medvedev, ish-presidenti që tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori