LAJMI I FUNDIT:

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Babai i Naim Murselit ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh, ku i dyshuar është edhe bashkëshorti i saj.

Në një lidhje në RTV Dukagjini, ai ka thënë se tashmë është prishur miqësia me familjen e Liridonës.

“Kam shkruar me babën e Liridonës, kam pasur dëshirë të marrë pjesë në rivarrim sepse e konsideroja atë si vajzën time. Përgjigja ka qenë negative. Më kanë thënë se miqësia jonë ka përfunduar dhe se unë nuk mund të marrë pjesë në varrim”, ka deklaruar Murseli.


Shaban Murseli ka thënë se nuk e ka kontaktuar Naimin dhe se se nuk ka angazhuar ndonjë avokat për të.

Babai i Naim Murselit ka folur edhe mbi lajmet që kanë qarkulluar se Naimi ka pasur probleme psikike.

Këtë ai e mohon duke thënë se Naimi ka pasur një defekt në zemër dhe jo diçka të atillë.

Babai i Naim Murselit: Jemi në gjendje të rëndë emocionale, Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë
Lexo po ashtu Babai i Naim Murselit: Jemi në gjendje të rëndë emocionale, Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë

“Gjendja jonë emocionale edhe fizike është e mjerueshme. E ndjera ka dy fëmijë që po përkujdesemi ne për ta, është shumë e rëndë. Ende po presim që në prani të psikologëve kur kthehen në Suedi t’u tregojmë për vdekjen. Naimi ka lindur me një defekt në zemër, vetëm dy muajsh në Zagreb e ka bërë një operacion dhe kjo ka qenë arsyeja pse kemi shkuar në Suedi”.

Naimin, babai i tij e përshkruan si një fëmijë të hareshëm dhe të buzëqeshur.

Demolli: Vrasja e Liridonës nuk ishte vetëm për para
Lexo po ashtu Demolli: Vrasja e Liridonës nuk ishte vetëm për para

“Ka qenë fëmijë i hareshëm, i buzëqeshur. Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë. Kurrë në jetën tonë nuk kemi parë që ka pasur problem, as nuk na kanë thënë, kanë qenë çifti më i lumtur që mund të ekzistojë”.

“Pyeta se ku është Naimi, më thanë e kanë thirr prokuroria në pyetje. Naimi erdhi 30 minuta pas kufomës. Është vonuar në prokurori deri i kanë pyetur fëmijët. Kur na kanë thirr ta bëjmë përshëndetjen e fundit me Liridonën, e kam takuar Naimin por vetëm i kam shprehur ngushëllime. U bë varrimi. Pasi e varrosëm e kam dhënë një intervistë që më është keqpërdorur shumë, sepse s’kisha asnjë informacion vetëm ato që i kisha dëgjuar. “Unë ika, Liridonën e vranë”, më kishte thënë Naimi”, tha Shaban Murseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori