LAJMI I FUNDIT:

Demolli: Vrasja e Liridonës nuk ishte vetëm për para

Demolli: Vrasja e Liridonës nuk ishte vetëm për para

Të mërkurën e javës që shkoi, Liridona Ademaj, 30 vjeçare, u gjet e vrarë në një veturë.

Fillimisht u tha se bëhej fjalë për veprën “grabitje” që çoi në vrasje.


Bashkëshorti i kishte thënë policisë se vrasja ndodhi gjatë një përpjekjeje për plaçkitjen e tij derisa ndodhej duke lëvizur me makinë me gruan dhe dy fëmijët.

Por më vonë Gjykata tha se “ekziston dyshimi i bazuar se Naim Murseli ishte marrë vesh me Granit Plavën për ta vrarë bashkëshorten e tij, duke i siguruar armën vrasësit dhe duke inskenuar veprën penale të grabitjes”.

Mirëpo drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli mendon ndryshe.

A ka vrasës me pagesë në Kosovë e sa është çmimi? Profesori i kriminalistikës: Ka oferta në Tik Tok
Lexo po ashtu A ka vrasës me pagesë në Kosovë e sa është çmimi? Profesori i kriminalistikës: Ka oferta në Tik Tok

“Motivet sigurisht se janë të ulëta dhe arsyeja e vrasjes sigurisht se është e ulët. Arsyeja nuk është vetëm financiare, pasi ky është një rast femicid. Ai ka pasur urrejtje ndaj Liridonës dhe është rast tipik i femicidit sepse e ka bërë vrasjen në mënyrë shumë të planifikuar”, tha Demolli në Euronews Albania.

“E shohim se është femicid sepse ai e solli nga Suedia, kur ajo kishte një jetë të sigurt dhe të mirë atje, ai e solli nga Suedi në Kosovë në mënyrë të planifikuar për ta vrarë në mënyrë shumë të planifikuar. Elementet e vrasjes janë për femicid. Ai kishte pasur urrejtje dhe lakmi. Ai ka pasur lakmi jetën e saj dhe një urrejtje për të”, ka deklaruar tutje Demolli.

Kujtojmë. femicidi është vrasja e një vajze apo gruaje, zakonisht nga një burrë, për shkak të gjinisë së saj. Femicidi është forma më ekstreme e dhunës me bazë gjinore./Telegrafi/