LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen fjalët që Haaland ia tha gjyqtarit Hooper për vendimin skandaloz

Zbulohen fjalët që Haaland ia tha gjyqtarit Hooper për vendimin skandaloz

Manchester City dhe Tottenham barazuan 3-3 në derbin e xhiros së 17-të të Ligës Premier. Golashënues për Manchester Cityn ishin Phil Foden, Jack Grealish dhe Heung-Min Son (auto-gol). Njërin nga golat e shënoi Son për Tottenhamin, ndërsa Giovani Lo Celso dhe Dejan Kulusevski dy të tjerët.

Pas ndeshjes, më i përfoluri është gabimi i pabesueshëm i arbitrit Simon Hooper. Domethënë, ai bëri një gabim të rëndë dhe të pakuptueshëm në kohën shtesë në pjesën e dytë dhe e privoi shumë Manchester Cityn, dhe në një mënyrë të pazakontë – duke dhënë një faull për të.

Vendim i çuditshëm

City nisi një kundërsulm premtues dhe pati një shans për të shënuar 4-3. Rodri luajti pas Haaland, i cili pas një dueli me Emerson Royal, arriti të mbajë ekuilibrin dhe të vazhdojë aksionin. Arbitri zgjati dorën dhe tregoi se po e linte avantazhin t’i kalonte Cityt dhe Haaland pasoi  për Grealish, i cili thjesht duhej të nxitonte të dilte 1 me 1 me portierin.

Haaland mund të dënohet shkaku i postimit në Twitter për gjyqtarin Simon Hooper
Lexo po ashtu Haaland mund të dënohet shkaku i postimit në Twitter për gjyqtarin Simon Hooper

Dhe më pas një tronditje për lojtarët e Cityt. Hooper sërish e ktheu aksionin në faullin e mëparshëm dhe kështu prishi një mundësi të madhe për Cityn. Lojtarët e Cityt humbën nervat dhe e rrethuan, gjëmonte edhe Guardiola, por kthim nuk kishte.

Haaland u shtrëngua nga inati

Haaland ishte më i çmenduri. Golashënuesi gjenial zakonisht nuk është i prirur të humbasë durimin, por një gabim i madh i arbitrit në dëm të Cityt e hodhi plotësisht jashtë kontrollit. Fytyra e tij u shtrembërua nga tërbimi, ai vrapoi te Hooper dhe gjëmonte mbi të.

Vendimi skandaloz i gjyqtarit tërboi lojtarët e Man Cityt, Haaland e humbi plotësisht durimin gjatë dhe pas ndeshjes
Lexo po ashtu Vendimi skandaloz i gjyqtarit tërboi lojtarët e Man Cityt, Haaland e humbi plotësisht durimin gjatë dhe pas ndeshjes

City duhet të kishte marrë një goditje dënimi në vend të kësaj, pasi Tottenham pothuajse me siguri filloi nga qendra, por Haaland shikoi drejt bankinës dhe bëri me shenjë që skuadra të largohej nga fusha në mënyrë demonstrative dhe të ndalonte lojën. Kur arbitri sinjalizoi shpejt fundin, Haaland po dilte nga fusha duke i bërtitur arbitrit: “Ndalo!”.

Dhjetëra miliona shikime dhe reagime për “WTF” të Haaland

Ai nuk u qetësua as pas kësaj. Në Twitter, ai ndau një video të situatës në të cilën arbitri ndëshkoi në mënyrë të vrazhdë Cityn me statusin “Wtf” ose “Çfarë dreqin?!” që shkaktoi më shumë se gjysmë milioni reagime dhe 40 milionë shikime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë

Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A  - ai kushton 30 milionë euro

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro

La Liga
Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori