LAJMI I FUNDIT:

Gravina kërkon që Italia të përsërisë suksesin e njëjtë si në Euro 2020

Gravina kërkon që Italia të përsërisë suksesin e njëjtë si në Euro 2020

Presidenti i Federatës Italianë të Futbollit, Gabriele Gravina, është shprehur ‘relativisht i kënaqur’ me shortin e Euro 2024 ku së bashku me Italinë në grup janë Shqipëria, Spanja dhe Kroacia.

“Italia duhet të tentojë të mbrojë titullin në një grup që është i komplikuar, por jo i pamundur”, kishte thënë Gravina pas shortit.

Përkundër faktit se janë kampionë në fuqi të Evropës, atyre nuk iu është bërë ndonjë favor për kualifikim në Gjermani, pasi shorti ishte bërë duke u bazuar vetëm në rezultatet e arritura në fazën e grupeve.


Kjo do të thotë se Italia ishin pozicionuar në vazon e katërt dhe kështu tani janë pjesë e atij që po konsiderohet si “grupi i vdekjes”.

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024
Lexo po ashtu UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024

“Mendoj se mund të them që jam relativisht i kënaqur. Si në çdo short tjetër, ne shpresuam për një situatë më të thjeshtë, por mund të kishte shkuar më keq”, është shprehur Gravina për RAI Sport.

Italia do të luajë ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë në stadiumin e Dortmundit më datë 15 qershor dhe më pas do të përballen me Spanjën më 20 qershor, para ndeshjes së fundit ndaj Kroacisë që është paraparë të zhvillohet më 24 qershor.

“Ne jemi të bindur që mund të bëjmë mirë dhe Luciano Spalletti ka vetëbesim se ne mund të përdorim në favorin tonë mbështetjen e jashtëzakonshme të tfiozëve, që presin një mesazh të rëndësishëm nga skuadra”, vazhdoi Gravina.

Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej 'zhurma'
Lexo po ashtu Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej 'zhurma'

“Ne na duhet mbështetja e njëjtë që shty Azzurrin të fitojë Euro 2020, me tërë forcën, entuziazmin dhe intuitën e Spallettit, unë jam i sigurtë që së bashku mund të arrijmë një tjetër sukses të madh”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori