Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarit për “vrasjen me dashje të mbetur në tentativë”, në qytetin e Kavajës.
Artur P. 52 vjeç dhe E.D, 44 vjeç me kërkesë të prokurorisë do të qëndrojnë në paraburgim deri në fund të hetimeve.
Gjyqtarja Entela Shehdula e zhvilloi seancën me dyer të mbyllura për media dhe pasi dëgjoi palët vlerësoi të ligjshëm arrestin e tyre dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për të dy.
Ndërkaq, autori i dyshuar i vrasjes së mbetur në tentativë u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga shteti.
52-vjeçari A.P. tentoi të vriste, me sëpatë, 33-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një lokal në lagjen 4 të qytetit.
Në lidhje me ngjarjen u prangos edhe pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi përkrahu autorin, duke prishur vendin e ngjarjes dhe duke dhënë deklaratë të rreme.
Ka qenë një konflikt për motive të dobëta mes autorit dhe të dëmtuarit që ka përfunduar në krim kundër personit, ndërsa autori i dyshuar pretendon se ka qenë nën efektin e alkoolit.
Ai e ka goditur me sëpatë, në kokë 33-vjeçarin, duke e dëmtuar rëndë atë.
Ndaj A.P, rëndon akuza për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, ndërsa ndaj pronarit të lokalit rëndojnë veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Pas konfliktit në lokalin e tij, 44-vjeccari ka prishur vendin e ngjarjes dhe ka deklaruar në polici se shtetasi I.Gj, ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët.
Gjatë kontrollit në celularin e shtetasit E.D, shërbimet e Policisë kanë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.
Sëpata, celulari i pronarit të lokalit dhe i një klienti të tij, që po hetohet në gjendje të lirë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker