LAJMI I FUNDIT:

“Fëmija im ishte vetëm në banesë”, Sevdije Ramadani flet pasi u dëbua nga apartamenti në Beograd

“Fëmija im ishte vetëm në banesë”, Sevdije Ramadani flet pasi u dëbua nga apartamenti në Beograd

Dje përmbaruesja publike e Serbisë, Vesna Markoviq ka dëbuar familjen Ramadani nga banesa e tyre në bulevardin “Kral Aleksandri” pa asnjë njoftim. Një ditë pasi familja e saj ka mbetur pa shtëpi, Sevdije Ramadani thotë se ndihet keq.

“Mezi qëndroj… Jam shumë e rraskapitur mendërisht. Ndihem shumë keq”, tregon Sevdija.

Siç thotë ajo, përmbaruesja dhe policia hynë në banesë në një moment kur fëmija i saj ndodhej i vetëm në banesë.


“Ata hynë brenda, fëmija ishte vetëm. Ka qenë shumë stresuese. Mbrëmë është zgjuar, nuk ka mundur të flejë”, thotë Ramadani.

Kjo e fundit deklaron se përmbaruesja e ka dëbuar familjen pa asnjë njoftim, shkruan N1.

“Çfarë bënë… askush nuk më njoftoi se po vinin dje. Unë shkova në punë, fëmija ishte vetëm. E bastisën banesën, ndërkohë më thirri fëmija dhe më tha ‘mami, mami, po plaçkitin banesën, kanë ardhur ekzekutorët’. I thashë të fshihej në dhomë dhe të mos e zë paniku, ndërsa ai ma ktheu sërish ‘mami, mami ende po vjedhin’”, tregon Sevdija.

Kur u kthye në banesë, thotë ajo, gjeti një turmë policësh dhe njerëz me rroba civile.

Familja Ramadani nxirret me polici nga banesa e tyre në Beograd
Lexo po ashtu Familja Ramadani nxirret me polici nga banesa e tyre në Beograd

“Përmbaruesja nuk kishte të drejtë për këtë sepse nuk kishte konkluzion për atë procedurë”, tha Ramadani.

Ajo ka theksuar se përmbarimi po kryhet edhe pse Gjykata e Lartë në Beograd ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për pronësinë e banesës.

Organizata “Joint Action Roof Over Head” ka njoftuar përmes Facebookut se përmbaruesja Markoviq ka ndërmarrë veprime pavarësisht se “familja ka jetuar këtu ligjërisht për disa dekada dhe përkundër faktit se gjykata ka caktuar seancën për 14 dhjetor në të cilin do të përcaktohet pronësia e banesës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori