LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përgëzon organet e rendit për zbardhjen e rasteve të fundit kriminale

Haradinaj përgëzon organet e rendit për zbardhjen e rasteve të fundit kriminale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rasteve të fundit të vrasjeve dhe plaçiktjeve në vend.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka përgëzuar organet e rendit për zbardhjen e këtyre rasteve kriminale.


RrGK kërkon zbardhjen e vrasjes së Liridona Murselit: Dënim maksimal ndaj të akuzuarit
Lexo po ashtu RrGK kërkon zbardhjen e vrasjes së Liridona Murselit: Dënim maksimal ndaj të akuzuarit

“Sukseset e organeve të rendit në zbardhjen e rasteve kriminale, sikurse rasti i grabitjes së argjendarisë në Suharekë, vrasja e vjehrrit nga dhëndri i tij e së fundi rasti i vrasjes së Liridona Murselit, e nderojnë Kosovën dhe rrisin kredibilitetin tek institucionet tona të sigurisë”, ka shkruar ai.

Haradinaj më tej është shprehur falënderues ndaj Policisë së Kosovës, hetuesve dhe Prokurorisë “për zbardhjen e shpejtë të këtyre akteve kriminale”.

“Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre. Lutemi shumë që të tilla raste mos të ndodhin më asnjëherë!”, ka përfunduar kreu i AAK-së. /Telegrafi/