LAJMI I FUNDIT:

Jashanica: Nuk i shfrytëzuam rastet

Jashanica: Nuk i shfrytëzuam rastet
Fotoreporter: Vlasov Sulaj

Bajram Jashanica ka thënë se ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ballkani pësoi humbje 1-0 në Tiranë, duke i vështirësuar punët për ta kaluar grupin.

“Çdo lojtar që futet në fushë e tregon veten si këtu, si në kampionat. E kemi ditur që do të jetë vështirë, por e dhamë maksimumin”, ka thënë fillimisht Jashanica për “Art Motion”.


Gjithçka çfarë ndodhi para, pas dhe gjatë ndeshjes, Ballkani 0-1 Viktoria Plzen
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi para, pas dhe gjatë ndeshjes, Ballkani 0-1 Viktoria Plzen

“Patëm raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë reagoi edhe ekipi kundërshtar”.

“E shënoi golin. Por, gjithsesi, besoj se e kemi edhe një ndeshje me Dinamon në fund. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv”.

“Mentaliteti i tyre tregoi se pavarësisht se e kanë siguruar kualifikimin, e japin maksimumin. Ne nuk arritëm të marrim rezultat pozitiv dhe humbja dhemb gjithmonë”, theksoi më tej Jashanica. /Telegrafi/