LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet lista e transferimeve të Juventusit, dyshohet se u la në një restaurant

Zbulohet lista e transferimeve të Juventusit, dyshohet se u la në një restaurant

Një listë e objektivave të afatit kalimtar të Juventusit është zbuluar aksidentalisht në një restaurant sipas një raporti dhe ajo përmban disa yje të mëdhenj të futbollit.

“Zonja e Vjetër” ka pasur shumë sukses gjatë viteve të fundit sa i përket transferimeve të lojtarëve të lirë, duke përfshirë këtu Adrien Rabiot dhe Angel Di Maria.

Por, ata kanë investuar edhe në lojtar që dolën të kishin sukses si Paulo Dybala, Federico Chiesa dhe Rodrigo Bentancur, ndërsa arritën që të sigurojnë shërbimet e legjendës Cristiano Ronaldo në vitin 2018.


Sidoqoftë, ata kishin një numër lojtarësh që nuk arritën t’i transferojnë, ku emrat e disa prej tyre ishin bërë të ditur nga mediumi italian Il Tempo në vitin 2019.

Raporti shton se drejtori i atëhershëm i Juventusit, Fabio Paratici, ishte duke darkuar në një restaurant në qytetin e Milanit kur ai e nxori listën e transferimeve për afatin kalimtar të janarit.

E ardhmja e Chiesas në Juventus varet nga trajneri i ardhshëm
Lexo po ashtu E ardhmja e Chiesas në Juventus varet nga trajneri i ardhshëm

Ani pse Paratici thuhet se e ka grisur atë listë në momentin kur u largua dhe nuk kishte ndonjë shenjë se ai do t’i përmbahej asaj liste, një fans e njohu atë dhe i bëri bashkë pjesët e grisura të letrës, në momentin që ai u largua nga restauranti.

Në këtë listë përfshiheshin disa emra të ndryshëm, ku disa prej tyre tani po luajnë në Ligën Premier.

Emri i parë është ai i ish-mbrojtësit të Genoas, Cristian Romero. Argjentinasi e ka fituar Kupën e Botës dhe është bërë lideri i mbrojtjes së Tottenhamit.

Romero në fakt kishte nënshkruar për Juventusin në verën e vitit 2019, por nuk kishte luajtur asnjëherë për ta dhe kishte kaluar një kohë si huazim tek Genoa dhe Atalanta.

Transferimet e Juventusit: Të rejat e fundit për De Paul, Fabian Ruiz, Sancho dhe shumë të tjerë
Lexo po ashtu Transferimet e Juventusit: Të rejat e fundit për De Paul, Fabian Ruiz, Sancho dhe shumë të tjerë

I dyti në listë është emri i Sandro Tonalit, i cili pas largimit nga Brescia zgjodhi t’i bashkohet Milanit para se të kompletojë transferimin tek Neëcastle për 55 milionë euro.

Tjetër emër ishte edhe ai i Nicolo Zaniolos. Ylli italian momentalisht luan tek Galatasaray në Turqi pasi u largua nga Roma vitin e kaluar.

Emri i fundit në listë është ai i Dominik Szobozslai. Hungarezi gjatë kohës sa ishte pjesë e Salzburgut kishte tërhequr interesim të madh nga Juventusi.

Capello shpjegon pse golat e shënuar në sfidën mes Juventusit dhe Interit ‘e shkatërruan ndeshjen’
Lexo po ashtu Capello shpjegon pse golat e shënuar në sfidën mes Juventusit dhe Interit ‘e shkatërruan ndeshjen’

Megjithatë, ai tanimë është bërë pjesë e Liverpoolit për 60 milionë euro në afatin kalimtar veror dhe është duke shkëlqyer nën urdhrat e Jurgen Klopp./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga

"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit

Serie A
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori