LAJMI I FUNDIT:

Katari është optimist se armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të zgjatet

Katari është optimist se armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të zgjatet

Katari është “shumë optimist” se një zgjatje e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit do të shpallet në orët e ardhshme, pas lirimit të pritshëm të grupit të gjashtë pengjeve, tha Majed Al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Raportohet nga mediat se presioni për zgjatjen e marrëveshjes për armëpushim erdhi edhe nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.


“Ne shpresojmë që brenda disa orësh do të kemi lirimin e grupit përfundimtar të pengjeve, por gjithashtu do të jemi në gjendje të shpallim zgjatjen e armëpushimit”, tha Majed Al-Ansari, përcjell Telegrafi.

Sulmi i Hamasit në Izrael, rrëfimi i babait që mendoi se vajzën e ka të vdekur
Lexo po ashtu Sulmi i Hamasit në Izrael, rrëfimi i babait që mendoi se vajzën e ka të vdekur

Ndërsa kur u pyet për detajet mbi kushtet dhe sigurinë e pengjeve të mbetura, ai tha se negociatat po ndodhnin në një “ambient pozitiv”, ndërsa vuri në dukje se po flitet për një zonë lufte me komplikime në terren.

Ai theksoi gjithashtu se lirimi i meshkujve të rritur dhe ushtarëve të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, kanë qenë tema diskutimi dhe se ata mund të lirohen në të ardhmen e afërt.

“Ne i kemi dhënë përparësi për lirim atyre që janë më të rrezikuar, duke i vendosur në vend të parë gratë dhe fëmijët. Ne po shkojmë drejt lirimit të civilëve të tjerë dhe më pas do të ketë diskutime më të gjata në lidhje me lirimin e ushtarëve”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak - njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

Atentati ndaj kryeministrit sllovak - njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

Botë
Kalo në kategori