LAJMI I FUNDIT:

Sulmi i Hamasit në Izrael, rrëfimi i babait që mendoi se vajzën e ka të vdekur

Sulmi i Hamasit në Izrael, rrëfimi i babait që mendoi se vajzën e ka të vdekur

Emily Hand duhej të vraponte nga shtëpia në shtëpi, pasi Hamasi e detyroi atë të bënte një gjë të tillë ndërsa forcat izraelite sulmuan Rripin e Gazës.

Thomas Hand, babai i vajzës që mbushi nëntë vjeç më 17 nëntor si peng në Rripin e Gazës, tha për CNN në një rrëfim të gjatë, përpara se ajo të ribashkohej me babain e saj pas 50 ditësh robëri, transmeton Telegrafi.


“Është e frikshme. E tërhoqën zvarrë, e shtynë… ndoshta duke e qëlluar në të njëjtën kohë”, tha ai, duke iu referuar fshatarëve që lëviznin nga një vend në tjetrin në të cilin Emily u detyrua t’iu bindej urdhrave.

Ky është vetëm një nga detajet që ai mësoi prej saj ndërsa vajza e tij hapet ngadalë dhe flet për atë që ndodhi pasi ajo u rrëmbye më 7 tetor dhe u dërgua në Rripin e Gazës, një vend që ajo tani e quan “kuti”.

“Po hapet ngadalë, pak nga pak. Ne do të zbulojmë se çfarë ka kaluar në të vërtetë ndërsa ajo hapet. Unë dua të di kaq shumë gjëra… por duhet t’i lini t’ju thonë vetë, kur të jenë gati”, tha Thomas.

Emily u mbajt në robëri së bashku me shoqen e saj Hila Rotem-Shoshani dhe nënën e Hilës, Raya, përpara se fëmijët të liroheshin të shtunën e kaluar.

Hand tha se Raja kujdesej për Hilën dhe Emily-n sikur të ishin të dyja vajzat e saj.

Ai tha se ndarja e Hilës nga nëna e saj dy net para se vajzat të liroheshin, gjë që bie ndesh me marrëveshjen e arritur mes Hamasit dhe Izraelit, është “një tjetër provë e mizorisë” së organizatës ekstremiste palestineze.

Emily e kaloi natën në shtëpinë e Hilës kur Hamasi sulmoi kibucin Beri, dhe Hand mbeti i bllokuar në shtëpinë e tij për orë të tëra dhe nuk mund të arrinte te vajza e tij.

Rreth 130 banorë të atij kibuci u vranë dhe të tjerë u morën peng. Rreth dy ditë më vonë, drejtuesit e kibucit i thanë atij se kishin parë trupin e Emily.

“Ata thjesht thanë: E gjetëm Emily. Ajo ka vdekur. Pastaj unë bërtita: “Po!” dhe buzëqesha sepse është lajmi më i mirë nga të gjitha të mundshmet që mund të merrja. Pra, vdekja dukej si një bekim, një bekim absolut”, tha Hend, i cili mendoi se ishte më mirë që Emily të vdiste sesa të rrëmbehej nga Hamasi.

Por pothuajse një muaj më vonë, ushtria izraelite i tha se Emily ishte “me shumë gjasa” e gjallë dhe peng i Hamasit. Hand tha se ushtria bashkoi pjesë të informacionit dhe inteligjencës.

Ndër trupat e të vrarëve në kibucin Beri, asnjë nuk u identifikua si Emily, nuk kishte gjak në shtëpinë ku ajo flinte dhe sinjalet e telefonit celular të familjes së Hilës u gjurmuan deri në Rripin e Gazës.

Nga ndjenja se vdekja do të ishte një bekim, ai tani është tmerruar nga kushtet në të cilat mbahej Emily.

Hand u informua, tetë javë pasi pa vajzën e tij për herë të fundit, se Emily ishte në listën e grupit të dytë të pengjeve që do të liroheshin sipas armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit.

Më pas ka pasur një vonesë të gjatë në shkëmbimin e të burgosurve, dhe më pas është raportuar se vajza ndodhej në ambientet e Kryqit të Kuq.

“Papritur dera u hap dhe ajo vrapoi drejt meje. Ishte e mrekullueshme, ashtu siç e imagjinoja. Me siguri e kam shtrënguar shumë”, tha ai.

Në videon virale ai përshëndet vajzën e tij me pseudonimin Emush.

“Vetëm kur u largua, pashë që fytyra e saj ishte e lodhur, si e imja, ndërsa më parë ishte një fytyrë topolake, fëmije”, tha Hand për vajzën që si pengjet e tjera kishte rënë në peshë.

Hend tha se nuk e kishte parë kurrë kaq të zbehtë dhe u trondit kur ajo foli me të.

Detaji më tronditës i takimit të parë me të ishte se ajo pëshpëriste gjatë gjithë kohës. Më duhej të vendosja veshin te buzët e saj. Në robëri, ata nuk lejoheshin të bënin asnjë zhurmë – shpjegoi Hend.

Ai deklaroi se kishte “tmerr” në sytë e Emily-t, por pas shikimit të tmerruar, u shfaq sërish fëmija që e njihte më parë kur i ofroi celularin në furgonin që po shkonin për në shtëpi.

Gjëja e parë që bëri ishte kënga e Beyonce-t të cilën e lëshoi”, tha ai duke shtuar se Emily më pas filloi të qeshte përsëri.

Hand kishte marrë me vete qenin e tyre të familjes për të lehtësuar të gjithë situatën dhe në rast se Emily do të zemërohej me të që nuk erdhi ta shpëtonte – diçka që ai e kishte frikë që kur mori vesh se ajo ishte gjallë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Kalo në kategori