eksperti ad

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Osmani tha se gjatë ditës nuk janë takuar vetëm me Abdixhikun por kanë pasur edhe shumë takime tjera.


“Nuk jemi takuar vetëm me Abdixhikun, kemi pasur shumë takime të tjera. Kemi biseduar si të ecim përpara edhe më fuqishëm. Besoj qe mund t’i dërgoni këto pyetje të zëdhënësi i LDK-së, por nuk është deponuar asnjë nënshkrim”, tha Osmani.

Osmani është parë të hyjë në zyrat e LDK-së që nga mesdita, ndërsa nisma për shkarkimin e Abdixhikut raportohet të ketë nisur nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, për shkak të pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Benda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit.

Në këtë kuvend pritet që të kërkohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.