Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, sot pasdite pritet të arrijë në Shkup, ku do të marrë pjesë në Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, i cili mbahet nga sot deri më 1 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Blinken do ta fillojë pjesëmarrjen në samitin e OSBE-së me një takim me shefin e diplomacisë dhe kryetar të OSBE-së, Bujar Osmani. Ai në Shkup duhet të arrijë nga Brukseli, ku po merr pjesë në takimin ministror të NATO-s, ndërsa pas takimit me Osmanin, Sekretari Amerikan i Shtetit është paraparë të marrë pjesë në një darkë joformale që i paraprin Këshillit Ministror, i cili zyrtarisht fillon nesër. Pas Shkupit, Blinken niset për në Izrael.
Në njoftimin e Departamentit të Shtetit për vizitën e Blinken në Shkup thuhet se ai do të konfirmojë përkushtimin e vendosur të Shteteve të Bashkuara ndaj OSBE-së dhe misionit të saj bazë për promovimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve, me theks të veçantë në të drejtat e njeriut dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore. Sekretari Blinken do të theksojë gjithashtu rolin kyç të OSBE-së në promovimin e sigurisë gjithëpërfshirëse në rajon dhe do ta falënderojë Maqedoninë për rolin e saj udhëheqës.
Takimi ministror në Shkup shënon praninë e diplomatëve të parë të Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse, Antony Blinken dhe Sergei Lavrov, gjë që e bën atë një nga ngjarjet e rralla ku të dy do të jenë në të njëjtin vend për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në shkurt 2022. Për momentin nuk ka asnjë njoftim për një takim mes Blinken dhe Lavrov./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë