LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, analistët thonë se nuk dihen autorët por dihen shkaqet

Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, analistët thonë se nuk dihen autorët por dihen shkaqet

Pak minuta pas mesnatës së ditës së shtune në rrugën “Perandori Dushan”, në qendër të Mitrovicës së Veriut është dëgjuar një shpërthim.

Edhe në qytet në veri të lumit Ibër, por edhe në pjesën jugore të Mitrovicës të shtunën pas mesnatës është dëgjuar një shpërthim.

Dyshimet janë se ishte granatë dore, ndërsa rruga ku shpërtheu ndodhet pothuajse në qendër të Mitrovicës Veriore.


Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët.

“Ka pasur shpërthim në veri të Mitrovicës, në rrugën ‘Perandori Dushan’, ka pasur disa dëme në xhamat e një shtëpie, mirëpo jo dëme të tjera. Edhe as në njerëz. Do të thotë shpërthimi ka qenë në rrugë, jo në oborr të ndonjë shtëpie, dhe në këtë mënyrë nuk mund të themi që ka qenë ndonjë cak i përcaktuar më herët. Ndërsa të dyshimtë nuk kemi, Policia është duke zhvilluar hetimet, njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa në konsultim me Prokurorin është proceduar me ‘shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Veton Elshani, zv. drejtor i Policisë Rajonale në Veri.

Kush qëndron prapa këtij sulmi nuk dihet por njohësit e fushës së sigurisë thonë se shkaqet pak a shumë janë të ditura.

“Janë sa për ta mbajtur gjendjen gjallë, pra se janë të interesuar që në veriun e Kosovës të mos ketë qetësi. Mirëpo gjendja faktike tregon se në veriun e Kosovës tashmë vepron dhe operon Policia e Kosovës dhe struktura të tjera të sigurisë”, ka deklaruar njohësi i fushës së sigurisë, Avni Islami.

Islami po ashtu deklaron se incidentet e izoluara në komunat veriore përdoren edhe për interesa të brendshme politike në Serbi.

“Partia e Vuçiqit, pasardhësit të Millosheviqit përpiqet që përmes nacionalizimit të fitojë prap vota dhe ta fitojë pushtetin. Dhe të tregojë se kinse gjendja në veriun e Kosovës, nuk është e mirë dhe kinse atje serbët janë jo të trajtuar si duhet nga ana e shtetit të Kosovës”, vijon ai.

Saktësisht një javë më parë pothuajse në të njëjtën kohë janë dëgjuar detonime apo shpërthime në qendër të qytetit, por të cilat nuk kanë shkaktuar dëme e as të lënduar./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori