Ministria e Shëndetësisë e Kinës u bëri thirrje sot autoriteteve lokale që të rrisin numrin e klinikave të sëmundjeve infektive, për shkak të rritjes së sëmundjeve respiratorë në sezonin e parë që kur Pekini lehtësoi kufizimet e vendosura gjatë pandemisë Covid-19.
Rritja shkaktoi shqetësim në mbarë botën javën e kaluar kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi Kinës për më shumë informacion, duke cituar një raport të pneumonisë së padiagnostikuar te fëmijët nga Programi i Mbikëqyrjes së Sëmundjeve në zhvillim, transmeton Telegrafi.
Autoritetet kineze dhe OBSH janë akuzuar se nuk janë mjaft transparentë në zbulimin dhe raportimin e rasteve të Covid-19 në fazat shumë të hershme të pandemisë, që shpërtheu në qytetin qendror kinez të Wuhan në fund të vitit 2019.
OBSH tha të premten se asnjë patogjen i ri ose i pazakontë nuk është gjetur në valën e fundit të sëmundjeve respiratorë.
Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, Mi Feng, tha sot se vala e sëmundjeve akute respiratorë lidhet me qarkullimin e njëkohshëm të disa llojeve patogjene, ndër të cilët më i spikaturi është gripi.
“Duhet të bëhen përpjekje për të rritur numrin e klinikave përkatëse, zgjatjen e orarit të punës dhe garantimin e furnizimit me barna”, tha Mi në një konferencë për shtyp.
“Është e nevojshme të parandalohet epidemia, domethënë të kontrollohet në vendet kyçe me një numër të madh njerëzish, si shkollat, institucionet e fëmijëve dhe shtëpitë e të moshuarve dhe të reduktohet fluksi i njerëzve dhe vizitave”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sulmuesi filloi të godiste me thikë pasagjerët në metronë e Tajvanit – ata bashkuan forcat për ta ndalur
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,380 ushtarë dhe 15 tanke në 24 orët e fundit
Disa vende të NATO-s “po lobojnë për më shumë guxim” kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251