Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në intervistën për “Përballje” në Telegrafi, ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dialogun Kosovë-Serbi, zhvillimet politike e mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita, disa prej të cilave kaluan të enjten pasi LDK e AAK i votuan.
Pacolli në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për qeverisjen e LVV-së, duke thënë se Kosova ka një qeveri stabile dhe të fortë dhe se do të jetë qeveria e parë e cila do ta çojë deri në fund mandatin e saj.
“Ne kemi ardh në pushtet duke thënë që fokusi jonë do të jetë në punë dhe drejtësi. Kemi thënë që fokusi jonë do të jetë në zhvillim ekonomik dhe investime në arsim dhe shëndetësi. Këtu kanë qenë fushat tona, për të cilat ne e kemi kërkuar votën e qytetarëve. Tjetra ka qenë te dialogu, ne kemi kërkuar dhe kemi thënë që Kosova duhet të luftojë në aspektin e asaj që të jetë e barabartë në tavolinë kur të ulet të dialogojë me Serbinë, dhe kemi kërku që Kosova ta trajtojë veten si shtet dhe në këto dy fusha ne kemi arrit sukses”, u shpreh Pacolli.
Ajo shtoi se tashmë në tryezën e diskutimeve me Serbinë jemi të barabartë.
“Pra, në tavolinë jemi të barabartë. E kemi dokumentu e faktiku që Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk mundet Serbia me vendos për shtetin e Kosovës dhe kjo ka ndodhë me refuzimin për t’i mbajtur zgjedhjet dhe ndryshimet kushtetuese të cilat tentoi ti bëjë Serbia përmes referendumit. Pra nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë që të mbahet në territorin e Kosovës pa u arritë një marrëveshje ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, ku shteti i Serbisë kërkon nga shteti i Kosovës, si shtet normal që të organizojë zgjedhje për shtetin e Serbisë. Përderisa ata nuk e bëjnë nuk do të ketë zgjedhje të shtetit serb brenda territorit”, tha deputetja Pacolli.
Lidhur me draftin e Asociacionit që është publikuar në media, Pacolli u shpreh se nuk ka draft final të tij.
“Drafti i cili është nda me Qeverinë, është nda edhe me opozitën, është kërkuar nga të gjitha akterët që të mos e publikojnë dhe të mos prezantojnë elementet e tij për shkak të asaj që nuk kemi akoma një marrëveshje finale sa i përket kësaj dhe ai draft është në diskutim e sipër. Për atë draft Qeveria ka dërguar komente specifike për shumë çështje në të cilat ne presim t’i diskutojmë posa të ketë marrëveshje ose posa të ketë vullnet të mirë edhe nga ana e Serbisë që të ulemi tutje dhe diskutojmë edhe të arrijmë marrëveshje finale. Kështu që nuk ka draft të asociacionit përfundimtar”, tha Pacolli.
Ajo shtoi se po vërehet qartazi që Serbia nuk ka interes që të dialogojë apo të arrijë marrëveshje finale ndërkombëtare.
Pacolli shtoi se qëndrimi i Kosovës është i qartë edhe për BE-në, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.
“Ne jemi bashkëpunues, mirëpo nuk jemi në atë fazë që të lëshojmë dhe të bëjmë kompromise të dëmshme për shtetin tonë”, tha ajo.
Sa i përket masave ndëshkuese që BE-ja i ka vendosur Kosovës, deputetja e LVV-së theksoi se Bashkimi Evropian e ka një qasje të gabueshme, e cila do t’i kushtojë vetë asaj e do të na kushtojë neve dhe rajonit.
“Bashkimi Evropian e ka një qasje që ta mbajë Serbinë afër që të mos shkoj tutje me Rusinë dhe Kinën ta mbajë Serbinë afër, duke e mbajt zërin e saj të ulët dhe të butë, duke i kërkuar Serbisë që të bëjë reforma të brendshme”, tha Pacolli.
Deputetja e LVV-së ka folur edhe për mosvotimin e marrëveshjes nga opozita, derisa ironizoi duke thënë se kanë kohë edhe pesë vite të mësohen të bëjnë opozitarizëm.
“Marrëveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar për shkak se nuk kemi pasur mbështetjen e opozitës. Ka pasur raste kur kanë munguar edhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje por, edhe sikur të ishin të gjithë, nëse s’e kemi mbështetjen e opozitës, nuk mund t’i kalojmë, sepse numri i votave duhet të shkoj përtej numrit që e kemi ne si pozitë. Kështu që tani kemi disa lajme pozitive mund të themi që janë deklaru edhe LDK-ja edhe AAK-ja që do t’i votojnë, mirëpo do të shikojmë sot se si do të vazhdojë seanca”, ka deklaruar Pacolli.
Sa i përket çështjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, deputetja Pacolli u shpreh se nuk beson që ka ndonjë keqpërdorim.
“Nëse ekziston ndonjë dyshim në qoftë në ministrinë në të cilën ata aludojnë se ka keqpërdorime apo edhe në institucionet tjera publike atëherë do të ishte mirë që sistemi i drejtësisë ta marrë përsipër këtë dhe ta hulumtojë deri në fund. Pra, ne nuk kemi asnjë akuzë specifike, e cila rëndon mbi personat të cilët aludohet se janë të përfshirë edhe mbi sektorët që janë ngritur në këtë Komision që t’i adresojnë deputetët. Kemi qenë në një situatë krize ku Kosova është detyruar të blejë rezerva shtetërore në mënyrën siç është detyruar me ble edhe nuk ka aty asnjë hapësirë që dikush ka keqpërdorë apo ka përfitu”, tha Pacolli.
Ajo akuzoi opozitën se nuk po dinë t’i shtyjnë disa çështje përpara.
“Ne, kur kemi qenë në opozitë si Lëvizje Vetëvendosje çdo iniciativë që e kemi nisë e kemi çu deri në fund, sepse e kemi qenë të sinqertë me kauzën të cilën e kemi pasur. Opozita mendoj që ka qenë shumë gjatë në pushtet dhe nuk po arrijnë që të dinë se si t’i shtyjnë disa agjenda përpara kështu që mendoj që i duhet pak kohë opozitës deri të mësohet”, tha Pacolli, duke shtuar se opozita do të ketë kohë minimumi edhe pesë vjet kohë që të mësohen të bëjnë opozitarizëm.
Pacolli tha se si LVV në kohën kur kanë qenë në opozitë nuk kanë bllokuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!