LAJMI I FUNDIT:

PDK propozon themelimin e një Komisioni hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe zjarrin në IML

PDK propozon themelimin e një Komisioni hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe zjarrin në IML

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka propozuar sot themelimin e një Komisioni hetimor parlamentar për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe zjarrin në IML. 

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se hetimi parlamentar është i domosdoshëm sepse humbën provat e vdekjes së Astrit Deharit.


Djegia e zyrave të IML-së, aty gjendeshin të ruajtura edhe mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit
Lexo po ashtu Djegia e zyrave të IML-së, aty gjendeshin të ruajtura edhe mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit

“Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, propozova themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe zjarret e mistershme në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimi parlamentar është i domosdoshëm sepse humbën provat e vdekjes së Astrit Deharit dhe disa herë flakët e kapluan ndërtesën e Institutit, i cili është nën menaxhimin e drejtpërdrejt të Ministrisë së Drejtësisë”, shkruan ai.

Ndryshe, më 8 dhjetor 2022 ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar për zhdukjen e mostrave të  Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Haxhiu: Mbrëmë jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së
Lexo po ashtu Haxhiu: Mbrëmë jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haxhiu këtë akt e kishte quajtur të rëndë dhe kriminal.

Ndërkaq, brenda tetë muaj objekti i IML u përfshi dy herë nga flaktë. Herën e fundit, para disa dite u dogjën dy zyra të këtij instituti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori