Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë ka marrë disa vendime, ku ndër të tjera ka ndarë 1 milion euro për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në katër komunat veriore.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe ndarjen e pesë milionë eurove me qëllim zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike dhe për zbatimin e Masës 1, të planit me Bashkimin Evropian për Pakon e Energjisë.
Po ashtu, është miratuar vendimin për shpërndarjen e kursimeve të ndarjeve buxhetore për vitin 2023 në vlerë prej 71 milionë euro.
Është miratuar edhe Projektligji për Gjendjen Civile. Sipas Zyrës së Kryeministrit, ky ligj ka për qëllim të përcaktojë dhe rregullojë sistemin për regjistrimin dhe evidentimin e akteve dhe përbërësve të gjendjes civile.
“Me këtë projektligj do të avancohet sistemi i gjendjes civile, regjistrimi dhe konstatimi i fakteve juridike, si dhe lëshimi i dokumenteve”.
Është miratuar Projektligji për Letërnjoftimin. Çështja kryesore e trajtuar në këtë Projektligj është plotësimi i zbrazëtirave juridike të Ligjit aktual në fuqi për Letërnjoftimin.
“Me të do të rregullohet procedura për lëshimin e letërnjoftimit, organi kompetent, por edhe kushtet për përdorimin e letërnjoftimit e detyrimet e shtetasve tanë në raport me ligjin”, thuhet në njoftimin për media.
Qeveria tutje ka miratuar Projektligjin për Rininë. Ai përbënë reformën e parë të infrastrukturës ligjore në fushën e rinisë.
“Si i tillë ka për qëllim rregullimin e fushës së rinisë në nivel ndërinstitucional dhe ndër sektorial, duke e vendosur rininë në qendër të prioriteteve shtetërore, me synim avancimin e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në procesin e vendimmarrjes si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve dhe të statusit të tyre shoqëror”.
Ekzekutivi ka miratuar edhe Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues, i cili ka për qëllim publikimin e informacionit mbi përfituesit e fundit të një shoqërie tregtare, duke qenë kësisoj mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit e shpëlarjes së parave.
“Mbi të gjitha, ai do të tregojë saktë se kush përfiton nga paraja publike e ndarë me prokurim publik, dhe kështu do të rritë transparencën e llogaridhënien ndaj qytetarit”.
Është miratuar Projektligji për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, përmes të cilit ndër të tjerash përcaktohen rregullat dhe kushtet sipas të cilave Qeveria ose një Komunë bënë shpronësimin e të drejtave pronësore ose të drejtave tjera në pronën e paluajtshme për realizimin e interesit publik.
Drita e gjelbër nga ekzekutivi i është dhënë edhe Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurimet Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.
“Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve, njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve. Marrëveshja adreson çështjen e pensioneve të moshës, verifikimin e asistencës sociale, shkëmbimin e informacionit dhe ndihmën e ndërsjellë”.
Është aprovuar Rregullorja për Funksionimin dhe Punën e Qendrës për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitim të Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Nivel të Mesëm dhe të Lartë të Rrezikshmërisë, me të cilën rregullohet procedura e tërësishme që nga momenti i pranimit të viktimës, e deri te largimi nga Qendra, sikurse edhe ofrimi i ndihmës mjekësore, juridike dhe psikologjike.
Janë ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 47,356.00 Euro për mbështetje financiare të Global Comunity Engagement and Resilience Fund (GCERF), pagesë për zotimin si kontribut i njëhershëm për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm global.
Është miratuar vendimi Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë- Zahaq, Segmenti Kijevë –Dollc.
Është miratuar edhe vendimi preliminar për shpronësimin për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në ‘’Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana”.
“ Miratuar vendimin preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren-Jug”.
“ Aprovuar Koncept-dokumentin në Fushën e Hekurudhave. Përmes këtij Koncept Dokumenti synohet modernizimi i rrjetit hekurudhor dhe integrimi në Rrjetin Trans-Evropian të transportit hekurudhor, rritja e cilësisë së shërbimeve, qasja në to, transport më i sigurt, mjedis më i pastër, dhe rritje e sigurisë sipas standardeve të BE-së. Koncept dokumenti rekomandon plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për hekurudhat e Kosovës dhe hartimi i Ligjit të ri për siguri në hekurudha”.
“Plotësuar dhe ndryshuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit Nr. 02/30 të datës 12 maj 2020, të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Plotësuar dhe ndryshuar vendimi për plotësim-ndryshimin e vendimit Nr. 28/ 99 të datës 30 shtator 2022 dhe vendimit Nr. 10/156 të datës 23 gusht 2023 të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast regjistrimi i popullsisë të shtyhet për fillimin e muajit prill, për të zbatuar parimet e EUROSTAT-it dhe për t’i dhënë rast menaxhmentit të ri të tregoj efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Edhe pse nuk duhet ta zotërojnë atë, bankat kanë fituar para të mira nga rritja e madhe e Bitcoinit
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët