LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton projektligjin e ri, iu mundëson edhe qytetarëve nga 0-16 vjeç të pajisen me letërnjoftim

Qeveria miraton projektligjin e ri, iu mundëson edhe qytetarëve nga 0-16 vjeç të pajisen me letërnjoftim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë ka miratuar projektligjin e ri për letërnjoftime.

Me këtë projektligj iu mundësohet të gjithë qytetarëve që nga lindja që të pajisen me letërnjoftim.


Kështu ka bërë të ditur para kabinetit qeveritar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Si risi e këtij projektligji është krijimi i mundësisë që shtetasi i Kosovës nga lindja deri në moshën 16-vjeçare të mund të pajiset me letërnjoftim, por pa qenë i detyruar. Kjo do t’iu mundësojë qytetarëve të kësaj moshe që të lëvizin jashtë Republikës së Kosovës vetëm me letërnjoftim, në ato vende me të cilat ka marrëveshje Republika e Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Siç ka deklaruar ai, projektligji po ashtu rregullon shfrytëzimin e të dhënave elektronike nga letërnjoftimi, formën dhe përmbajtjen, afatin e vlefshmërisë së tij si dhe rregullat në rast të dëmtimit, humbjes apo vjedhjes së letërnjoftimit.

“Ky projektligj është hartuar në pajtim me programin legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, Kushtetutën si dhe direktivat e Bashkimit Evropian”, ka përfunduar ministri. /Telegrafi/