LAJMI I FUNDIT:

Presidenti palestinez mirëpret marrëveshjen, por bën thirrje për zgjidhje më të gjera

Presidenti palestinez mirëpret marrëveshjen, por bën thirrje për zgjidhje më të gjera

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Hamasit dhe ka bërë thirrje për zgjidhje më të gjera në konflikt.

Administrata e Abbasit, që gjendet në Bregun Perëndimor të pushtuar, vlerëson përpjekjet e Katarit dhe Egjiptit, transmeton Telegrafi.

Abbas dëshiron një armëpushim të zgjatur me Izraelin dhe “zbatimin e një zgjidhjeje politike të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar”.


Pak orë para fillimit të armëpushimit, IDF-ja izraelite shënjestron pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës
Lexo po ashtu Pak orë para fillimit të armëpushimit, IDF-ja izraelite shënjestron pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës

Autoriteti Palestinez është organi qeverisës që mbikëqyr pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Abbas ka thënë më parë se mund të luajë një rol të ardhshëm në qeverisjen e Gazës. /Telegrafi/