LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për ushtrinë: Përveç çizmes në tokë, ajo tani ka sy edhe në qiell me dronët Bayraktar

Kurti flet për ushtrinë: Përveç çizmes në tokë, ajo tani ka sy edhe në qiell me dronët Bayraktar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka folur për 2/3 e mandatit të tij qeverisës.

Duke përmendur të arriturat e qeverisjes së tij, Kurti ka shpalosur detaje për Ushtrinë e Kosovës.


Përveq rritjes së buxhetit, Kurti u shpreh se investimet në Ushtrinë e Kosovës janë rritur gjithashtu për 191 për qind.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro, Kurti: Buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë
Lexo po ashtu Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro, Kurti: Buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë

“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte dhe atë po e rrisim çdo vit. Ia shtuam 1852 ushtarë të rinj dhe 600 tjerë i kemi paraparë për vitin e ardhshëm. Ka armatim më shumë sepse investimet i kemi rritur 191% gati trefishin”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se “përveç çizmes në tokë ushtria jonë tani ka sy edhe në qiell me dronët Bayraktar”. /Telegrafi/