LAJMI I FUNDIT:

Hamasi thotë se është “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin

Hamasi thotë se është “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin

Hamasi është “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin, ka thënë lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, deklarata e Haniyeh vjen pasi Hamasi u kishte dhënë një përgjigje ndërmjetësuesve në Katar.

“Lëvizja u dha përgjigjen e saj vëllezërve në Katar dhe ndërmjetësve dhe ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi”, citohet të ketë thënë Haniyeh.


"Kështu duket një tunel i Hamasit": Izraeli publikon një video të spitalit Shifa në Gaza
Lexo po ashtu "Kështu duket një tunel i Hamasit": Izraeli publikon një video të spitalit Shifa në Gaza

Megjithatë, Haniyeh nuk dha detaje shtesë rreth marrëveshjes së mundshme.

Deklarata e Hamasit mbështet pohime të ngjashme nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, theksoi të hënën se negociatorët “po i afrohen fundit” për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi – por ai nuk pranoi të shtjellonte detajet e një marrëveshjeje të mundshme.

Izraeli ka treguar se çfarë pajisjesh kishte përdorur “për të hedhur në erë” tunelin e Hamasit nën spitalin e Gazës
Lexo po ashtu Izraeli ka treguar se çfarë pajisjesh kishte përdorur “për të hedhur në erë” tunelin e Hamasit nën spitalin e Gazës

“E di që të gjithë janë të interesuar për numrat dhe kush do të jenë ata. Ne po e punojmë këtë në detaje në kohë reale me të dyja palët. Pra, mendoj se është më mirë nëse thjesht nuk spekuloj se si do të duket ajo. Natyrisht, ne jemi të fokusuar te qytetarët amerikanë që e dimë se po mbahen peng, dhe ne duam që ata të largohen, të gjithë ata, të gjithë duhet të jenë jashtë tani”, ka thënë Kirby.

Ditët e fundit, burime i thanë CNN se një marrëveshje e mundshme për të siguruar lirimin e disa pengjeve dhe një pauzë e përkohshme në luftime mund të jetë në horizont, pas javësh negociatash midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Hamasit, të ndërmjetësuara nga shteti i Gjirit, Katari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori