Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit e Kosovës (MKRS) ka thënë se politika serbe po ndërton narracion të urrejtjes ndëretnike dhe po vazhdon me nxitje të konfliktit përmes filmit e instrumenteve tjera të kulturës, të cilat në kushte normale do të duhet të ishin në funksion të demokracisë e bashkëjetesës.
në reagimin e MKRS thuhet se “bazuar në raportimet e mediave serbe, kanë filluar xhirimet e filmit ‘Harvest’, i mbështetur financiarisht nga shteti serb e i cili lidhet me ‘Shtëpinë e Verdhë’ në Shqipëri ku serbët pretendojnë që është kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pretendime fiktive dhe shpifje që nuk u vërtetuan asnjëherë nga autoritetet ndërkombëtare”.
“Ky nuk është filmi i parë me propagandë të Serbisë. Ngjashëm ishte realizuar edhe filmi dokumentar me metrazh të gjatë ‘Shtëpia e Verdhë’, i autores Slagjana Zariq”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.
Më tej thuhet se “tentativat e tyre të vazhdueshme për të deformuar realitetin, si në rastin e filmit ‘Harvest’, duhet të alarmojnë autoritetet relevante dhe bashkësinë ndërkombëtare”.
“E trishtë dhe e papranueshme të shohim se një mjet kulturor si filmi po keqpërdoret për të shpërndarë propagandë. Por, përtej tentativave për të rishkruar historinë përmes kinematografisë, e vërteta triumfon gjithmonë në sfidë me propagandën”, thuhet në reagimin e MKRS. /Telegrafi/.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, do të fillojmë menjëherë me ndryshime
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë