LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Serbia të enjten përballen në tavolinën e diskutimeve në Bruksel

Kosova dhe Serbia të enjten përballen në tavolinën e diskutimeve në Bruksel

Të enjten në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh.

Ky takim vjen pas vizitës së fundit që pati në Prishtinë, emisari i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak gjatë takimit që zhvilloi me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka diskutuar për çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun.


Ai kishte konfirmuar se një takim në nivelin e kryengociatorëve do të mbahej së shpejti në Bruksel, por pa dhënë datë të saktë.

Lajçak flet për vizitën në Kosovë, ndan detaje për takimin e ardhshëm në Bruksel
Lexo po ashtu Lajçak flet për vizitën në Kosovë, ndan detaje për takimin e ardhshëm në Bruksel

Lajçak tutje ka theksuar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.

E zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ditë më parë konfirmoi se takimi do të mbahet të entjen më 16 nëntor.

Bislimi u shpreh se dakordimi i vetëm me Lajçakun në Kosovë, ishte për këtë takim që pritet të mbahet.

“Takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet të enjten e ardhshme në Bruksel dhe ky është dakordimi i vetëm që kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar, d.m.th. takimi i radhës në Bruksel më 16 nëntor”, deklaroi Bislimi ditë më parë, pasi pranoi Raportin e Progresit.

Bislimi: Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel më 16 nëntor, por kompromiset tashmë kanë përfunduar
Lexo po ashtu Bislimi: Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel më 16 nëntor, por kompromiset tashmë kanë përfunduar

Sipas tij, nuk ka më kompromise në negocim, sepse ato kanë përfunduar.

“Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotni, pa parakushte dhe pa vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na dërgojnë drejt normalizimit dhe jo drejt eskalimit të konfliktit”, ka deklaruar Bislimi. /Telegrafi/