LAJMI I FUNDIT:

Lajçak flet për vizitën në Kosovë, ndan detaje për takimin e ardhshëm në Bruksel

Lajçak flet për vizitën në Kosovë, ndan detaje për takimin e ardhshëm në Bruksel

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për vizitën e tij dyditore që pati në Prishtinë.

Lajçak në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka diskutuar për çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun.


Jam kthyer nga Kosova, ku kam udhëtuar për të përcjellë të rejat nga vizita e fundit me kryekëshilltarët diplomatikë të Francës, Italisë dhe emisarin e SHBA-ve, Gabirel Escobar dhe takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel. U takova me zëvendëskryeministrin Bislimi për të diskutuar çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun”, ka shkruar Lajçak.

Ai ka shtuar se një takim në nivelin e kryengociatorëve do të mbahet së shpejti në Bruksel.

“Objektivi ynë ishte të vendosnim bazat për një takim të ardhshëm të Kryenegociatorëve, i cili do të zhvillohet së shpejti. Unë propozova një axhendë të drejtpërdrejtë për takimin e ardhshëm në Bruksel, në përputhje me pritshmëritë e përcjella nga liderët evropianë”, është shprehur emisari i BE-së.

Lajçak tutje ka theksuar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.

“Përveç diskutimeve me zëvendëskryeministrin, kam informuar edhe shefat e misioneve diplomatike të BE-së me seli në Kosovë. Për më tepër, u takova me gjeneralmajor Ulutas, komandantin e misionit të KFOR-it të NATO-s. Biseda jonë u fokusua rreth situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe unë i ofrova atij një përditësim gjithëpërfshirës mbi Dialogun dhe negociatat e ardhshme. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë produktiv”, ka shkruar tutje Lajçak në Facebook.

Ai ka shtuar se “vizitën time e përfundova me një takim me përfaqësuesit e partive opozitare. Ne patëm diskutime interaktive për zhvillimet e fundit, si dhe për rrugën përpara në dialog dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori