LAJMI I FUNDIT:

“Stop bombardimit të Gazës” – rreth 300 mijë njerëz marshuan në Londër në mbështetje për popullin e Palestinës

“Stop bombardimit të Gazës” – rreth 300 mijë njerëz marshuan në Londër në mbështetje për popullin e Palestinës

Rreth 300 mijë njerëz kanë marshuar në Londër të shtunën në mbështetje të palestinezëve, sipas Policisë Metropolitane.

Nuk ka pasur ndonjë incident gjatë marshit, por policia ka arrestuar mbi 90 kundër protestues, të cilët u përpoqën të përballeshin me ata që merrnin pjesë në tubim.

Policia tha se ata ishin “përballur me agresion nga kundër-protestuesit”, të cilët sulmuan zonën “në një numër të konsiderueshëm” përpara asaj që mund të ishte marshimi më i madh që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas rreth një muaj më parë.


Diku tjetër në Evropë, mijëra njerëz në Bruksel dhe Paris morën pjesë gjithashtu në demonstratat pro-palestineze të shtunën.

“Stop bombardimit të Gazës” dhe “Të arrihet armëpushimi tani!” – ishin dy prej thirrjeve që u dëgjuan nga këta qindra mijëra protestues në kryeqytetin e Anglisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori