LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurti po e fsheh draft-statutin e Asociacionit edhe nga deputetët e LVV-së

Haradinaj: Kurti po e fsheh draft-statutin e Asociacionit edhe nga deputetët e LVV-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti nuk e ka informuar as Lëvizjen Vetëvendosje mbi përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit, të cilin e ka pranuar në Bruksel.

“Kurti e ka pranuar në Bruksel Asociacionin pa e nda atë dokument me partitë parlamentare të Kosovës, as me Vetëvendosjen. Mendoj se ai me urgjencë duhet ta ftojë së pari partinë e tij dhe të ua lexojë atë dokument. Ai është vonu, është dashur të ua lexojë para se me thanë ‘po’”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Korenica: Asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës nuk e ka draftin e plotë të Asociacionit
Lexo po ashtu Korenica: Asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës nuk e ka draftin e plotë të Asociacionit

Ish-kryeministri tha se Kurti ka pasur një javë kohë që draftin e propozuar nga ‘Pesëshja e Madhe’ ta ndajë me partitë e parlamentare, para se atë ta pranojë në Bruksel.


“Unë mendoj se Kurti ka gabu shumë që e ka pranu këtë dokument pa u takuar me ne përpara, pa na jep të paktën…atij kur ia kanë dhënë dokumentin përfaqësuesit ndërkombëtarë ia kanë dhënë një javë përpara, ai në atë javë, ose dhjetë ditë përpara, është dashtë me na ftu, me thanë po du në emër të Kosovës me e pranu këtë dokument”, tha Haradinaj.

A iu prezantua liderëve opozitarë draft-statuti i Asociacionit?
Lexo po ashtu A iu prezantua liderëve opozitarë draft-statuti i Asociacionit?

Ai i sfidoi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të tregojnë se kush nga ta e ka lexuar draft-statutin e Asociacionit, derisa tha se sjellja e Kurtit në dialog po i shkon në favor Serbisë.

“Unë dyshoj në agjendat e fshehura të tij (Kurtit), ai po ia fshehë edhe Vetëvendosjes se çka ka pranu, jo mu për shembull, unë po i pyes sot deputetët e Vetëvendosjes kush prej tyre e ka lexuar krejt dokumentin, të cilin kryeministri ynë i Kosovës në këtë rast, edhe pse unë kam votuar kundër tij, e ka pranuar në emër të Kosovës, përpos që e ka pranu po e kërkon edhe nënshkrimin e çetnikut andej”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori