LAJMI I FUNDIT:

Pas pezullimit të protestës së Njësisë Speciale, flet kryetari i Sindikatës së Policisë

Pas pezullimit të protestës së Njësisë Speciale, flet kryetari i Sindikatës së Policisë
Foto: Arkiv

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të martë, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar se javën e ardhshme do t’i pres në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk e dinë datën e saktë se kur pritet të ndodh ky takim.

Ai tha se kërkesat e FIT-it janë të njëjta si të Policisë së Kosovës dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me FIT-in.


“Ne kemi qenë në kontakt me ta që do të pezullohet dhe që kryeministri do t’i takojë ata në një takim javën e ardhshme. E tash çka do të del nga takimi nuk mund të supozojë. Ata janë fokusuar më shumë në dy kërkesa dhe pse ka dhe kërkesa tjera. Edhe pse këto janë kërkesat e Policisë së Kosovës, përmirësimi i shtesës për rrezikshmëri, të pakënaqur janë të gjithë, sigurimi në shëndetësi, ligji për pensionim, shujtat për polici, etj. Ju e dini që ne sindikata kemi një peticion dërguar në Kuvend të Kosovës dhe po presim një përgjigje”, tha ai.

I pyetur se a do të jetë në këtë takim, ai tha: “mendoj që duhet të jemi prezent në atë takim, për shkak se jem pjesë e atij procesi. Është thënë javën e ardhshme, por nuk ka ndonjë datë të caktuar”.

Ndryshe, javën që lamë pas Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) mbajtën një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku paraqitën kërkesat e tyre.

Përfaqësuesi i FIT-it se pakënaqësitë e tyre nuk datojnë nga sot, por janë më shumë se 10 vjet.

“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar. Tek Ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar”, ka thënë përfaqësuesi i FIT-it.

Përfaqësuesi i FIT-it bëri të ditur se kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori