LAJMI I FUNDIT:

“Kërcënimet nga grupe terroriste serbe”: Policia merr në mbrojtje Krasniqin, Abdixhikun e politikanë të tjerë

“Kërcënimet nga grupe terroriste serbe”: Policia merr në mbrojtje Krasniqin, Abdixhikun e politikanë të tjerë

Policia e Kosovës, ka marrë vendim që t’ju ofrojë mbrojtje të afërt policore kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe politikanë tjerë të subjekteve politike parlamentare.

Kjo pasi ka informacione për kërcënime të mundshme nga grupe terroriste serbe.

Telegrafi merr vesh se drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, e ka njoftuar opozitën se mund të jenë cak i sulmeve të caktuara.


Andaj për këtë, është rekomanduar mbrojtja e afërt.

“Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe politikanë tjerë shqiptarë në këtë kohë të brishtë sigurie, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, kanë qenë target i grupeve të dyshuara terroriste nga Serbia, andaj Policia ka vendosur të shtoj mbrojtjen e afërt”, thotë burimi.

Javë më parë Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishin vlerësuar se rreziku potencial për sulme apo aktivitete të tjera kundër rendit ligjor e kushtetuese ekziston ende.

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli, i cili është edhe anëtar i Komision për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se duke marr parasysh që një pjesë e madhe e armëve është konfiskuar, rigrupimi i terroristëve i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën.

“Rreziku mbetet për shkak se ai formacion një pjesë e tyre e madhe është larguar ka ikur për Serbi. Ndonëse një pjesë të madhe të armatimit e kemi zënë pra është i konfiskuar, por rigrupimi i tyre i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën”, është shprehur ai.

Po ashtu, edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, kishte deklaruar se edhe përkundër suksesit të PK-së në aksioni e 24 shtatorit, kjo nuk duhet që të krijojë komoditet.

Ngase sipas tij, institucionet e sigurisë të vendit në bashkëpunim më partneret strategjikë do e bëjnë vlerësimin e situatës dhe do të ndërmarrin veprimet e duhura për të parandaluara situata të tilla.

Ai theksoi se situata të tillë janë paralajmëruar edhe më herët nga ekspertet e sigurisë dhe se kjo situatë është vlerësuar nga autoritete më të larta të Policisë dhe se të njëjtit kanë qenë në gatishmëri të lartë që të i’u përgjigjen situatës.

Ndërsa, duhet përmendur se pas sulmit, Policia e Kosovës kishte sekuestruar armë ushtarake të kalibrit të rëndë si: granata, zolla, mitralozë, kallashnikovë, e armë të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen pozita dhe opozita në Komisionin Hetimor, Pacolli – Berishës: Po e ngrit zërin se po don me tregu që je burrë

Përplasen pozita dhe opozita në Komisionin Hetimor, Pacolli – Berishës: Po e ngrit zërin se po don me tregu që je burrë

Lajme
“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?

“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?

Lajme
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Lajme
Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Lajme
Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ishte nën hetim nga SPAK për abuzim me fondet

Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ishte nën hetim nga SPAK për abuzim me fondet

Lajme
Vdes personi që u rrëzua nga objekti ku punonte në Lipjan, arrestohet pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës

Vdes personi që u rrëzua nga objekti ku punonte në Lipjan, arrestohet pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori