Në fundjavë u zhvillua xhiroja e shtatë në Prince Caffe Superligë, apo e fundit e ciklit të parë.
Peja ka vazhduar me fitore, kësaj radhe ndaj Bashkimit. Sërish më i dalluari ishte Justin Davis me dyshifror të dyfishtë, me 28 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, duke pasur indeksin 38 apo më të lartin e kësaj xhiro.
Proton Cable Prizreni regjistroi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Istogun, ndërsa më i dalluari ishte qendra Urim Zenelaj me 22 pikë e 15 kërcime, duke hyrë në Top 5 të javës.
Fitore shumë të rëndësishme shënoi Golden Eagle Ylli ndaj Trepçës, ku hero për therandasit ishte Henrik Sirko. Ai ishte vendimtar sidomos në vazhdime, duke ndihmuar therandasit të triumfojnë në Mitrovicë.
Vëllaznimi regjistroi fitoren e tretë radhazi, kësaj radhe me rikthim kundër Sigal Prishtinës, ku kuqezinjtë ishin të pandalshëm, sidomos në dhjetë minutat e fundit. Më të merituarit për këtë fitore ishin Jalen Ray me 22 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Samuel Sessoms me 20 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.
MVP
Justin Davis (Peja)
Top 5
Justin Davis (Peja) 28 pikë, 11 kërcime, 6 asistime, 38 indeksi
Urim Zenelaj (Proton Cable Prizreni) 22 pikë, 15 kërcime, / asistime, 30 indeksi
Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, 28 indeksi
Jalen Ray (Vëllaznimi) 22 pikë, 5 kërcime, 5 asistime, 25 indeksi
Samuel Sessoms (Vëllaznimi) 20 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 18 indeksi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Mikel Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251