LAJMI I FUNDIT:

Erërat e forta dëmtojnë kulmin e shkollës në Zhabar të Mitrovicës – të hënën nuk mbahet mësim

Erërat e forta dëmtojnë kulmin e shkollës në Zhabar të Mitrovicës – të hënën nuk mbahet mësim

Javën e parë të nëntorit, Kosova është përfshirë nga moti më shi e kohë pas kohe me erëra të forta.

Gjatë së dielës, në disa qytete janë shkaktuar dëme materiale.


Drita Kadriu, drejtoreshë e SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar, ka njoftuar se erërat kanë dëmtuar kulmin e shkollës.

Pas njoftimit, ajo tha se kanë intervenuar zjarrfikësit dhe policia.

Erërat e forta dëmtojnë disa ndërtesa në Prishtinë, këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjet e panevojshme
Lexo po ashtu Erërat e forta dëmtojnë disa ndërtesa në Prishtinë, këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjet e panevojshme

Ndërkaq për shkak të kësaj, Kadriu shtoi se mësimi gjatë ditës së hënë nuk do të zhvillohet.

“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar, Për arsye se erërat e forta e kanë hequr pjesën më të madhe të kulmit të shkollës, ju njoftojmë se mësimi nesër nuk do të zhvillohet. Për hapat e mëtejme do të ju njoftojmë me kohë përmes menaxhimentit të shkollës”, tha ajo.

“E falënderoj policinë e Kosovës si dhe zjarrfikësit për intervenimin e tyre. Gjithashtu e falënderoj edhe sekretarin e shkollës dhe stafin teknik që me përkushtim profesional në këto situata të vështira për shkollën ishin në shkollë në krye të detyrës”, tha Kadriku.

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në Komunën e Prishtinën.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se ekipet përkatëse kanë dalë në terren për të bërë sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër.

Komuna ka këshilluar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori