LAJMI I FUNDIT:

Legjenda i Milanit tërbon Rossonerët, thotë se Calhanoglu është lojtari më i mirë në Serie A

Legjenda i Milanit tërbon Rossonerët, thotë se Calhanoglu është lojtari më i mirë në Serie A

Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Atalanta, pasi kanë triumfuar me rezultat 1-2.

Hakan Calhanoglu dhe Lautaro Martinez ishin autorët e golave për Neroazzurët që janë në krye të Serie A.


Mesfushori turk këtë edicion ka shkëlqyer ku në 13 ndeshje zyrtare ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Megjithatë ai është mjaftë i urryer nga tifozët e Milanit, pasi në vitin 2021 u largua si lojtar i lirë nga Rossonerët për t’iu bashkuar rivalëve lokal.

Por kjo gjë nuk i ka penguar legjendës së Milanit, Alessandro Costacurta që ka dhënë një deklaratë të guximshme, duke thënë se turku është futbollisti më i mirë për momentin në Serie A.

“Unë mendoj se nuk ishte rastësi që shënuan Calhanoglu dhe Lautaro. Të dy janë liderët e këtij Interi”.

“Turku ndoshta është futbollisti më i mirë i kampionatit. Hakan është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Costacurta për Sky Sport.

Kjo deklaratë e Costacurtas nuk është pritur fare mirë nga tifozët e Milanit që po bëhen tre vite vazhdimisht e ofendojnë Hakan Calhanoglun për tradhëtinë që i bëri duke kaluar te rivali lokal. /Telegrafi/