LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i ka ofruar pagë të çmendur Mbappes, francezi do të fitojë më shumë se sa Kroos, Modric, Vini Jr, Bellingham e Courtois së bashku

Real Madridi i ka ofruar pagë të çmendur Mbappes, francezi do të fitojë më shumë se sa Kroos, Modric, Vini Jr, Bellingham e Courtois së bashku

Real Madridi ka lëshuar një komunikatë sa i përket të ardhmes së Kylian Mbappes në Santiago Bernabeu.

Gjiganti spanjoll ka mohuar zërat se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin francez, por në mediat spanjolle kjo po konsiderohet vetëm një komunikatë formale për të respektuar PSG-në.


“Duke pasur parasysh informacionet e lëshuara dhe të publikuara së fundmi nga media të ndryshme, në të cilat spekulohet për negociata të supozuara mes lojtarit Kylian Mbappé dhe klubit tonë, Real Madrid C.F dëshiron të deklarojë se ky informacion është kategorikisht i rremë dhe se negociata të tilla nuk janë zhvilluar me një lojtar që i përket PSG-së”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga klubi madrilen.

Kylian Mbappe te Real Madridi? Klubi spanjoll vjen me një njoftim zyrtar
Lexo po ashtu Kylian Mbappe te Real Madridi? Klubi spanjoll vjen me një njoftim zyrtar

Por lajmet për transferimin e Kylian Mbappes nuk do të ndalen asnjëherë, aq më pak kur francezi është futur në vitin e fundit të kontratës me parisienët.

Mediumi spanjoll El Chiringuito ka zbuluar se Mbappe ka një marrëveshje me Real Madridin dhe ai do të jetë më i paguari në klubin madrilen.

Ka një marrëveshje mes palëve që Mbappe do të fitoj një pagë vjetore prej 60 milionë eurove në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar te Real Madridi dhe në përgjithësi në La Liga.

Renditja me 10 lojtarët favorit për ta fituar Topin e Artë në vitin 2024, Bellingham i prinë listës
Lexo po ashtu Renditja me 10 lojtarët favorit për ta fituar Topin e Artë në vitin 2024, Bellingham i prinë listës

Për më shumë Mbappe do të jetë edhe futbollisti me pagën më të lartë në kampionatet evropiane, pasi askush nuk fiton sa ai.

Me transferimin te Reali, ylli francez do të fitoj më shumë para në vit se sa yjet e Realit së bashku si Toni Kroos, Vinicius Junior, Luka Modric, David Alaba e Jude Bellingham.

Aktualisht lojtari më i paguar i Real Madridit është mesfushori gjerman Toni Kroos që fiton 11,7 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

La Liga
Kalo në kategori