LAJMI I FUNDIT:

Kampionat Evropian shumë i suksesshëm për Kosovën në xhudo, fitojmë katër medalje në Francë

Kampionat Evropian shumë i suksesshëm për Kosovën në xhudo, fitojmë katër medalje në Francë

Kosova ka fituar katër medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Një medalje e argjendtë dhe tri të bronzta ishte bilanci i Kosovës në këtë kampionat, ku mori pjesë me gjashtë garues.

Festa e medaljeve filloi të premten kur fillimisht Distria Krasniqi, fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ishte bartëse e parë.


Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos
Lexo po ashtu Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos

Në finale u mposht nga francezja Amandine Buchard, që ishte bartësja e dytë dhe medalistja olimpike, botërore e evropiane.

Pas saj të premten fitoi medalje të bronztë Nora Gjakova. Për medalje të bronztë, Nora e mposhti gjermanen Seija Ballhaus ku fitoi me Ippon në kohën shtesë.

Nora Gjakova fiton medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos
Lexo po ashtu Nora Gjakova fiton medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos

Dy të bronzta të tjera erdhën sot (e shtunë), ku shkëlqyen Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

Laura në luftë për medalje të bronztë e mposhti portugezen Timo Barbara, ku realizoi hedhje tjetër të bukur për fitore me Ippon.

Laura Fazliu shkëlqen në Kampionatin Evropian të xhudos, fiton medaljen e bronztë
Lexo po ashtu Laura Fazliu shkëlqen në Kampionatin Evropian të xhudos, fiton medaljen e bronztë

Akil Gjakova është kthyer të medalja evropiane, ku ishte kampion evropian në vitin 2021.

Në luftën për medalje të bronztë Akili e kishte përballë legjendën e xhudos botërore, Lasha Shavdatuashvili. Akili fitoi me nëj hedhje të bukur në kohën shtesë.

Super Akil Gjakova, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian
Lexo po ashtu Super Akil Gjakova, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Flaka Loxha dhe Loriana Kuka nuk arritën të fitonin medalje në këtë Kampionat Evropian.

“Akili sot kontriboj për barazi gjinore! Medalja e Akilit përmbylli Evropianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje. Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar Driton Kukan në rrjetet sociale.

Kosova ka 23 medalje në Kampionatet Evropiane për seniorë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Sport
Kalo në kategori