LAJMI I FUNDIT:

Si të dukeni shumë më e re me ndihmën e makijazhit

Si të dukeni shumë më e re me ndihmën e makijazhit
(Foto: Pexels)

Kur dëshironi ta rifreskoni pamjen tuaj dhe ‘të hiqni’ disa vite nga fytyra, zbatoni këtë truk.

Shumë femra provojnë mënyra të ndryshme për të rifituar pamjen rinore. Disa iu nënshtrohen korrigjimeve estetike, të cilat shpesh janë të shtrenjta dhe ndonjëherë të rrezikshme për shëndetin.


Megjithatë, ekziston një mënyrë për të arritur një pamje vizualisht më rinore të fytyrës me një truk të thjeshtë me ndihmën e rimelit. Ja se cilën nuancë rimeli duhet ta përdorni për të hequr një dekadë nga fytyra juaj.

Buzëkuqi është i fuqishëm, por vetëm nëse zgjidhni nuancën e duhur: Kujt i përshtatet më i ngrohtë dhe kujt më i ftohtë
Lexo po ashtu Buzëkuqi është i fuqishëm, por vetëm nëse zgjidhni nuancën e duhur: Kujt i përshtatet më i ngrohtë dhe kujt më i ftohtë

Vjollca është një ngjyrë e ngrohtë, e cila i bën sytë tuaj të duken shumë më të mëdhenj, duke fshehur lëkurën e lëshuar që mund të na bëjë të dukemi më të vjetër se sa jemi.

Nëse bëni një kombinim perfekt ngjyrash, mund ta bëni fytyrën tuaj të duket ndryshe, sytë tuaj më të mëdhenj dhe lëkurën rreth saj më të ndritshme dhe më të shtrënguar.

Ekspertët këshillojnë përdorimin e nuancave vjollcë, sepse kjo ngjyrë është efektive dhe me aplikim inteligjent, më të errët dhe më të lehtë në skaje, do ta bëni fytyrën tuaj të marrë një dimension krejtësisht të ri.

Në vend të kafeve klasike, të cilat janë gjithmonë mbretëresha e vjeshtës, zgjidhni një vjollcë pak më të ndezur dhe do të shihni që fytyra juaj do të marrë menjëherë një pamje ndryshe, më të freskët.

Si ta përdorni në mënyrën më të mirë pudrën e lëngshme: Tri rregulla të grimit të cilat secila femër duhet t’i dijë
Lexo po ashtu Si ta përdorni në mënyrën më të mirë pudrën e lëngshme: Tri rregulla të grimit të cilat secila femër duhet t’i dijë

Para se ta aplikoni hijen, është shumë e rëndësishme të aplikoni një pudër të lehtë, të tillë që lëkura juaj do ta përthithë mirë dhe që nuk do të lërë gjurmë, veçanërisht në lëkurën e vjetër, e cila mund të shihet në formën e rrudhave.

Kornizojeni lehtë sytë me laps, më pas aplikoni hijen nga këndi i brendshëm në atë të jashtëm të syrit. Filloni me nuancën më të lehtë, e cila aplikohet në cepin e hundës dhe pak poshtë kapakut të poshtëm. Më pas, me një më të errët, kaloni në qendër të syrit, për t’i dhënë thellësi syrit.

Në fund, në skajin krejt të jashtëm të syrit, aplikoni një hije më të errët, e cila do të nxjerrë në pah syrin dhe do t’i bëjë të gjithë të shikojnë grimin dhe jo defektet në fytyrën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin

Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin

Femra
Kalo në kategori