LAJMI I FUNDIT:

Buzëkuqi është i fuqishëm, por vetëm nëse zgjidhni nuancën e duhur: Kujt i përshtatet më i ngrohtë dhe kujt më i ftohtë

Buzëkuqi është i fuqishëm, por vetëm nëse zgjidhni nuancën e duhur: Kujt i përshtatet më i ngrohtë dhe kujt më i ftohtë
(Foto: Pexels)

Jo çdo nuancë i përshtatet çdo lloji të lëkurës dhe flokëve, ndaj kushtojini vëmendje detajeve të mëposhtme.

Çdo femër ka një buzëkuq në koleksionin e vet të grimit për çdo rast dhe madje edhe për përdorim të përditshëm. Pa të, ndihen sikur janë ‘të zhveshura’ dhe kjo flet shumë se sa i fuqishëm është buzëkuqi për femrat, i cili zë një vend të veçantë në botën e bukurisë.


Si ta aplikoni buzëkuqin e kuq si një profesioniste?
Lexo po ashtu Si ta aplikoni buzëkuqin e kuq si një profesioniste?

Megjithatë, të mos harrojmë se jo çdo nuancë u shkon të gjithave dhe se ka shumë gjëra të vogla që mund të prishin pamjen e buzëkuqit në buzët tuaja. Edhe pse ka ngjyrë të kuqe, përmban një sërë pigmentesh me tone të ndryshme, ndaj zbuloni se cili është për ju.

Nuanca e buzëkuqit që ju përshtatet më shumë varet nga lloji i lëkurës dhe ngjyra e flokëve. Duke qenë se është ndër varietetet më të njohura, kompanitë kozmetike punojnë në qindra nuanca, ndër të cilat mund të gjejmë të përsosurin. Çështja është të krijoni harmoni mes ngjyrës së lëkurës dhe grimit, në mënyrë që dukja të jetë uniforme.

Loja me dy ngjyra, e preferuara për grimin e buzëve
Lexo po ashtu Loja me dy ngjyra, e preferuara për grimin e buzëve

Ndër nuancat specifike janë flokëkuqet – atyre u përshtaten tonet e ngrohta dhe të buta portokalli, në kufi me koralet.

Zeshkanet kanë një përzgjedhje të gjerë, nga koralore përmes të kuqes së ndezur e deri te ngjyra e verës së kuqe. Tek ato ka të bëjë me harmoninë me tonet e ngrohta dhe tokësore, kështu që buzëkuqët mund të tërheqin edhe ngjyrën kafe.

Nga ana tjetër, biondet shpesh kanë lëkurë ‘transparente’, ndaj u duken venat, mund të zgjedhin më lehtë nuancat blu, pak vjollcë dhe rozë. Ky spektër më i freskët u përshtatet në mënyrë të përkryer dhe u jep një bukuri elegante. /Telegrafi/