Mjafton ta vendosni në tre pika strategjike për të arritur një rezultat krejt ndryshe

Kur bëhet fjalë për korrektorin, më pak do të thotë më shumë. Nëse e teproni me sasinë ose e aplikoni në vendin e gabuar, mund të arrini efektin e kundërt nga ai që dëshironi.


Ky rregull është veçanërisht i rëndësishëm për zonën poshtë syve, ku lëkura është më e hollë dhe korrektori mund të grumbullohet lehtësisht në vijat e imëta, duke i bërë rrudhat më të dukshme.

Pikërisht për këtë ka folur edhe grimerja e njohur Kate Talbert, e cila në një video të publikuar në Instagram zbuloi gabimin më të shpeshtë që bëjnë gratë gjatë aplikimit të korrektorit.

Sipas saj, për një pamje më të freskët nuk është e nevojshme të mbulohet e gjithë zona poshtë syrit, transmeton Telegrafi.

Kate këshillon që korrektori të aplikohet vetëm në këndin e brendshëm të syrit, në këndin e jashtëm dhe pak poshtë vijës së rrathëve të zinj.

Kjo teknikë shmang aplikimin në vijën e hollë poshtë syrit, ku lëkura është shumë delikate dhe korrektori ka tendencë të grumbullohet, duke theksuar edhe më shumë rrudhat e imëta.

Provojeni këtë metodë herën tjetër kur të grimoheni dhe me shumë gjasa do ta vini re menjëherë ndryshimin. /Telegrafi/