LAJMI I FUNDIT:

Marrëdhënia nënë-djalë

Marrëdhënia nënë-djalë

Djemtë dhe vajzat rriten ndryshe, fitojnë aftësi në periudha të ndryshme të moshës dhe kanë gjithnjë nevojë për vëmendje dhe përkujdesjeje ndryshe nga njëri-tjetri. Shpesh, marrëdhëniet nënë-djalë janë të bukura, të dashura shumë me njëra-tjetrën, por ndër lidhjet më të vështira sa i përket gjinisë e problemeve që hasin në jetë.

Alborena Hylviu
Psikologe Klinike
‘Psikologjia’

Gjatë rritjes së një djali, përjetimi i lidhjes nënë-djalë kalon nëpër etapa të vështira. Djemtë marrin tipare fizike nga nënat, gjë që shton afinitetin ndërmjet tyre edhe më tepër. Ndërsa vajzat, që të vogla mësojnë të jetë të pavarura, duke imituar modelin e nënës për sa i përket rregullimit të gjërave mbi veten.

Këto dallime fillojnë në marrëdhënien nënë-fëmijë shumë herët. Në hapat e parë të tyre vihet re një lloj diference gjinie. Djemtë në hapat e parë të ndijimit, të folurit, ecjes së parë etj., kanë shumë ndryshime edhe një lloj sjelljeje të veçantë.

Ndryshojnë nga aspekti gjinor, komunikimi, lodrat, mënyra e të ushqyerit. Kështu marrëdhënia mes nënës dhe djalit sa vjen e përshpejtohet, duke u menaxhuar me kujdes nga nëna. Në veshje, në zgjedhje festash, në shije, në lojëra, djemtë gjithnjë janë unikë në kërkesat e tyre, po aq në filmat që ata duan, personazhet e futbollit etj., gjatë etapave të tyre të moshës.

Pra, nëna gjithnjë duhet të jetë koherente dhe e vëmendshme te këto zgjedhje e dëshira, pse jo të shohë plot durim një lojë futbolli apo kur ata pushtojnë televizorin me kërkesat e tyre.

Mother and son (13-15) playing with game controls, smiling

Sjellja e një nëne te një djalë në rininë e hershme

Adoleshenca. Moshë e vështirë! Kjo është ndër etapat më të vështira e kritike për shumë familje, shumë çifte mbi edukimin e fëmijëve djem dhe një nëne sigurisht që i duhet të krijojë një tjetër raport, ndryshe nga ai i vegjëlisë me fëmijën. Grupet e moshatarëve janë një burim i rëndësishëm i stimulimit social, emocional dhe i reflektimit të vetes: Kush jam unë?! Ndërkohë që për vajzën bie në sy një marrëdhënie e ngushtë me nënën krejt natyrshëm, madje e pranueshme nga shumë steriotipe dhe kultura të sjelljes të shoqërisë.

Djemve adoleshentë u vjen turp të shfaqin atë afeksion fizik e ta shprehin në publik në sy të të tjerëve.

Teen-boy-talking-with-mom-675x316

Po bisedat intime? Emocionale apo edhe praktike?

Babai në këtë moment fillon e bëhet një figurë epiqendër, apo më e rëndësishme për identifikimin e një djali të ri, të bërit burrë! Rrëfimi tashmë te nëna nuk mirëpritet nga sjellja e adoleshentëve meshkuj. Ndërkohë që kujdesi fizik për të siguruar një mirëqenie e tyre vazhdon të jepet pa kushte, e totalisht nga nëna.

Më tutje, zhvillimi seksual sjell sfida të tjera në marrëdhënien nënë-bir. Një lloj humbje vihet re, një lloj ndarje, kjo kryesisht nga të dy palët, por që ndihet shumë nga nëna. Ky proces bëhet kulminant kur zhvillimi psikosocial çon në krijim marrëdhëniesh me dikë tjetër, partnerët e tyre dhe vendin e nënës e zë dikush tjetër. Kjo është ndër etapat më të vështira, që lë pak vend për tolerancë, por edhe pushtet, sepse fëmija është në rritje dhe gjithnjë modelohet një sjellje unik.

Parents Helping Teenage Son Pack For College

Djali adult

Të gjitha nënat dëshirojnë më të mirën për fëmijët, apo që djali të ketë një shkollë të mirë, të gjejë dikë të mirë, të dashur, me sjellje e sigurisht edhe amvisë e mirë. Dikush e pranon lehtë dhe me kënaqësi, dikush e vazhdon në një mënyrë apo një tjetër që të mbetet ajo “gruaja e rëndësishme” për djalin. Por djali tashmë ka atë lejen e tij të jetës me aq kujdes. Është shkolluar, kërkon vetëbesim, do pavarësinë e tij në jetesë apo kushtet e tij të veçanta, gjë që sjell atë marrëdhënie, shkëputje, pa lënduar të dy palët njëritjetrin.

Në këtë fazë ndikojnë si faktori i zhvillimit personal, edhe ai social/ kulturor. Ka djem që në këtë fazë sërish bëhen të vështirë, martesa ndodh shumëvonë dhe sërish djemtë futen në një dekadë tjetër të katërt të jetës së tyre.

Një ndër fazat e rëndësishme është kur djali bëhet vetë baba. Nëna bëhet gjyshe dhe gjithçka duket e transformuar.

Të bërit baba është një mundësi dhe një vlerësim edhe më shumë për të kujtuar dashurinë e pashtershme dhe unike që ka nëna, mundësia për t’u rikthyer në kujtimet e fëmijërisë e kur nëna mbetet universi për fëmijën e kur asgjë s’e bënte dot pa të. Po ashtu, të qenit baba i shton djalit bisedën me nënën dhe i jep nënës një herë tjetër shansin e të qenit absolute dhe e dobishme.

Për të qenë nëna të mira dhe djem të mirë do të vlente një bashkëpunim dhe një kujdes po aq i veçantë në hapat e parë të një fëmije, sapo vjen në jetë! /Telegrafi/