LAJMI I FUNDIT:

Gvardiol zbulon dy lojtarët e Man Cityt që e kanë befasuar më shumë që kur iu bashkua klubit

Gvardiol zbulon dy lojtarët e Man Cityt që e kanë befasuar më shumë që kur iu bashkua klubit

Mbrojtësi i Manchester Citytt, Josko Gvardiol, ka emëruar dy lojtarët e ekipit që e kanë befasuar më shumë që nga momenti kur iu bashkua klubit nga Etihad.

Reprezentuesi kroat ndoqi bashkatdhetarin Mateo Kovacic për t’u bashkuar gjatë verës me kampionët e Ligës Premier dhe Evropës.

City pagoi te RB Leipzig rreth 85 milionë euro, një tarifë që e bëri atë mbrojtësin e dytë më të shtrenjtë në histori.


Por, ai ka bërë një tranzicion pa probleme në skuadrën e Pep Guardiolës dhe ka shkëlqyer kryesisht në krahun e majtë.

Jo vetëm në mbrojtje, Pep Guardiola zbulon një pozitë tjetër se ku mund të shkëlqejë Josko Gvardiol
Lexo po ashtu Jo vetëm në mbrojtje, Pep Guardiola zbulon një pozitë tjetër se ku mund të shkëlqejë Josko Gvardiol

Gvardiol ishte përballur me Cityn në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, duke shënuar golin e barazimit kundër tyre në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tës, përpara se të pësonin debakël 7-0 në takimin e dytë në Etihad Stadium.

Në një video të fundit për kanalin e Cityt në YouTube, 21-vjeçari u pyet se cilët bashkëlojtarë të rinj e kishin befasuar me cilësitë e tyre.

Dhe ai zgjodhi portierin Ederson dhe yllin e mesfushës Rodri, duke i përshkruar të dy si “të pabesueshëm” për atë që ata janë në gjendje të bëjnë kur posedojnë topin.

“Ederson dhe Rodri. Nëse flisni për Eddie, sepse ai është një portier dhe është i jashtëzakonshëm me topin”.

“Dhe për Rodrin, sepse ai është gjithmonë në moment, gjithmonë me topin dhe mënyra se si e kontrollon topin është e pabesueshme”, ka thënë Gvardiol.

Kovacic u pajtua me bashkëlojtarin e tij duke deklaruar se të dy janë lojtarë të “klasit të lartë”.

Zbulohet formacioni më i vlefshëm në Ligën Premier – dominohet nga lojtarët e Man Cityt, asnjë lojtar i Man Utd
Lexo po ashtu Zbulohet formacioni më i vlefshëm në Ligën Premier – dominohet nga lojtarët e Man Cityt, asnjë lojtar i Man Utd

Gvardiol bëri fillimin e tij të parë për Cityn kundër Sevillas në fitoren e Superkupës së UEFA-s ndaj Sevillas me penallti. Ai ka nëntë paraqitje në emrin e tij deri më tani dhe u krahasua me legjendën e Milanit dhe Italisë, Paolo Maldini.

City është i treti në Ligën Premier pas fitores 3-0 ndaj Manchester Unitedit, me Arsenalin dhe Tottenhamin përpara tyre me dy pikë. Ata presin Bournemouth në Etihad të dielën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Kalo në kategori