LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski drejt transferimit në Arabi, Barcelona e gjen zëvendësuesin e polakut

Lewandowski drejt transferimit në Arabi, Barcelona e gjen zëvendësuesin e polakut

Robert Lewandowski mund ta ndjek rrugën e shumë yjeve të mëdha botërore për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Sulmuesi polak po kalon vitin e tij të dytë në Camp Nou, por nuk do t’i thoshte jo një transferimi në Superligën e Arabisë Saudite, ku do të mund të fitonte qindra miliona euro në tre apo katër vitet e fundit.

Interesimi nga skuadrat arabe nuk mungon për sulmuesin polak, derisa Barcelona po pret një ofertë të lartë për ta lënë të lirë.


Barcelona e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Ligën Premier
Lexo po ashtu Barcelona e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Ligën Premier

35-vjeçari ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2026, derisa një ofertë prej rreth 50 milionë eurove do të bënte Barcelonën të hiqte dorë nga ai.

Sport ka raportuar se tanimë Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e polakut dhe atë në elitën e futbollit holandez Eredivisie.

Sulmuesi meksikan Santiago Gimenez po shkëlqen me Feyenoordin duke shënuar 15 gola në 12 ndeshje dhe ai është në listën e dëshirave të Barcelonës për ta zëvendësuar Lewandowskin.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak i lehtë transferimi i meksikanit, pasi Feyenoord e vlerëson atë 100 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Yamal po shndërrohet në një

Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar

La Liga
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë

Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë

Ndërkombëtare
Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ligat tjera
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

La Liga
Kalo në kategori