Profesor Bujar Dugolli, nuk beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jepte një pajtim me nënshkrim në rast se nuk është shmangur formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.
Kështu u shpreh ai në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për porositë për Kosovën nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Von der Leyen, përsëriti qëndrimin evropian se Kosova duhet të themelojë Asociacionin dhe Serbia të njohë de facto Kosovën.
“Jam i sigurt që ajo që është kundërshtuar për shkak të kompetencave dhe pushtetit të tretë është shmangur sepse nuk besoj që Kurti do të jepte një pajtim për nënshkrim në rast se nuk është shmangur ajo”, ka thënë Dugolli.
Sipas tij, kjo nuk është kërkesë e re, por e e kahmotshme.
“Por pas asaj që ndodhi me atë ridizajnimin e procesit të dialogut ku si rezultat i saj u prodhua një plan që njihet si plani franko-gjerman, tani në kuadër të asaj kjo temë ka qenë një temë që nuk mund t’i kte asnjë qeveri, e s’ka mundur t’i ikte as kjo. Ky stimul i ri që i është dhënë këtij procesi… dolën me deklaratën se Kosova ka mbetur ta plotësojë pikën 7 dhe Serbia njohjen de facto dhe tash u takon institucioneve të bëjë me dije se çka përmban ai draft”, tha ai.
Megjithatë, Dugolli thekson se “nga ajo që është thënë që nuk cenon sistemin politik, juridik dhe kushtetues të Kosovës dhe mendoj që nëse është arritur si draft propozim është një fitore”.
“Kosova e ka këtë obligim, në cilën fazë dhe si do ta sistemojë këtë kërkesë të BE-së, të shohim por mendoj meqë Serbia po ikë nga marrëveshja bazë mendoj që Kosova duhet të kenë marrëveshje me BE-në dhe faktorin ndërkombëtar sepse kjo çështje nuk mund të kalojë pa pasur përfitime Kosova në rrugën e vet si stabilizimi në aspektin e sigurisë”, shtoi më tej ai.
Në anën tjetër, avokati Skender Musa nuk sheh ndonjë fitore të Kosovës në këtë raport.
“Nuk shohim fitore në radhë të parë nuk është bërë publike se çka përmban drafti dhe termi vetëmenaxhim është një term politik dhe juridik që nënkupton vetëqeverisje. Vetëqeverisja dhe vetëmenaxhimi janë forma të autonomive”.
Ai potencon se Serbia do të detyrohet të bëjë njohjen de jure të Kosovës.
“Ajo çka është mirë në këtë proces është që Kosova ka arritur të zbresë në rrafsh dhe t’i shohë gjërat realisht, t’i përkushtohet dialogut, të mos përsëritet rasti i Banjskës, dhe të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar”, tha Musa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj