LAJMI I FUNDIT:

Pesëshja dhe MVP i xhiros së gjashtë në Superligë

Pesëshja dhe MVP i xhiros së gjashtë në Superligë

Java e gjashtë e Prince Caffe Superligës dhuroi përballjen mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku verdhezinjtë triumfuan me rikthim dhe vazhduan të jenë të pamposhtur në elitën e basketbollit.

Më i miri i ndeshjes ishte Justin Davis, i cili e mbylli ndeshjen me dyshifror prej 17 pikësh dhe 18 kërcimesh, ndërsa shtoi edhe tre asistime e dy topa të vjedhur.


Davis ishte më i miri i derbit dhe më i miri i kësaj jave. Ai u ndihmua nga Jacob Calloway, i cili ndaj prishtinasve kishte 20 pikë, tetë kërcime dhe tre asistime.

Vëllaznimi shënoi fitoren e dytë radhazi në elitë, kësaj radhe mundi Istogun, ku sërish më i miri ishte Jordan Dallas. Ai ndaj istogasve realizoi 21 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.

Fitore shumë të rëndësishme realizoi Golden Eagle Ylli ndaj Proton Cable Prizrenit, ku te therandasit më i miri ishte kapiteni Gëzim Morina. Ai përballë prizrenasve kishte 22 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Trepça vazhdoi me fitore, kësaj radhe fitoi ndaj Bashkimit në Prizren, ku sërish më i miri te mitrovicasit ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime. /Telegrafi/

MVP

Justin Davis (Peja) 17 pikë, 18 kërcime, 3 asistime, 31 indeksi

Top 5

Justin Davis (Peja) 17 pikë, 18 kërcime, 3 asistime, 31 indeksi

Jordan Dallas (Vëllaznimi) 21 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 31 indeksi

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 22 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 29 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 20 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi

Jacob Calloway (Peja) 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime, 22 indeksi

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori