LAJMI I FUNDIT:

Daja i lumtur me fitoren: Kemi ecuri të mirë si në kampionat ashtu edhe në Evropë

Daja i lumtur me fitoren: Kemi ecuri të mirë si në kampionat ashtu edhe në Evropë

Ballkani ka marrë një fitore të lehtë në udhëtim te Feronikeli ’74 me rezultat të thellë 0-3.

Almir Kryeziu, Edvin Kuc dhe Nazmi Gripshi u përkujdesën për tre golat e suharekasve duke i dhënë tre pikë skuadrës së tyre.

Trajneri Ilir Daja pas ndeshjes ka thënë se nuk patën një pjesë të parë të mirë shkaku edhe energjisë së shpenzuar në mesjavë, derisa ka thënë se ndryshimet e bëra i dhanë suksesin ekipit.


“Pjesa e parë jo e mirë vjen nga energjia e konsumuar me Astanan. Në Evropë ka tjetër ritëm dhe të merr shumë energji”.

Ballkani fiton me lehtësi në udhëtim te Feronikeli '74
Lexo po ashtu Ballkani fiton me lehtësi në udhëtim te Feronikeli '74

“Na vjen mirë që luajtëm në një fushë si kjo, sepse është ndryshe të luash në fushë me terren natyral. Feronikeli kishte rastet për të na vështirësuar ndeshjen”.

“Kemi reaguar mirë me ndryshimet që bëmë në pjesën e dytë, disa prej tyre janë lojtarë të formacionit bazë. Pas ndeshjes së vështirë në Evropë, të fitosh në këtë stadium është gjë e mirë”.

“Na mbetet të vazhdojmë me këtë ecuri sepse planet po shkojnë mirë në të dyja garat”, ka deklaruar Daja pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Serie A
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

Premier League
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Kalo në kategori