LAJMI I FUNDIT:

Wenger e konsideron për titull Tottenhamin: Kanë blerë lojtarë të mëdhenj

Wenger e konsideron për titull Tottenhamin: Kanë blerë lojtarë të mëdhenj

Trajneri legjendar Arsene Wenger ka dhënë një intervistë për Bein Sports në të cilën ka reflektuar mbi dhjetë xhirot e para të Ligës Premier, kampionatin më të mirë në botë që arriti ta fitonte tre herë me Arsenalin.

Wenger vuri në dukje katër favoritë për titullin kampion, mes tyre është lideri aktual i tabelës, Tottenham, i cili hyri shkëlqyeshëm në sezon dhe ashtu si Arsenali është ende i pamposhtur.


“Më pëlqen të them gjithmonë atë që ndjej, me të vërtetë. Unë thellësisht besoj se Tottenham do të jetë një nga kandidatët për titull, për mua janë Arsenali, Liverpool, Tottenham dhe Man City, të cilat sigurisht nuk mund t’i anulojmë”.

“Këto katër skuadra duken të pjekura për titull për momentin, Tottenham duket veçanërisht mirë. Ata blenë Maddison, i cili është një lojtar i madh. Ai është lidhja nga mbrojtja në mesfushë dhe ka shtuar një kreativitet teknik në ekip. Ata blenë edhe Van de Venin, të cilin e konsideroj absolutisht të jashtëzakonshëm”, nënvizoi Wenger.

Tottenham përjetoi një rilindje nën drejtimin e trajnerit të ri Ange Postecoglou, i cili mori drejtimin e klubit këtë verë.

Po vazhdon sezoni i ëndrrave për Spurs: Ange Postecoglou dhe Tottenhami fitojnë si mysafir të Crystal Palace dhe qëndrojnë në krye  
Lexo po ashtu Po vazhdon sezoni i ëndrrave për Spurs: Ange Postecoglou dhe Tottenhami fitojnë si mysafir të Crystal Palace dhe qëndrojnë në krye  

Në 10 ndeshjet e tij të para në Ligën Premier, ai fitoi më shumë pikë nga të gjithë debutuesit e trajnerëve në historinë e ligës më tërheqëse në botë, plotë 26. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

La Liga
Kalo në kategori